Prezantohet programi 40 ditor i “Verës së Ohrit 2016”

Qyteti i Ohrit me edicionin e 56-të të “Verës së Ohrit”, edhe këtë vit me programin e ofruar dhe artistët ekskluzivë, duke filluar nga 12 korriku për 40 ditë të plota përsëri do të mbetet një metropol i vërtetë kulturor si më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me kërkesë të audiencës, si ngjarje më të mirë të vitit të kaluar, përsëri në Ohër do të performojë violinisti izraelit Maxim Vengerov, por këtë herë bashkërisht me ansamblin “Menuhin Academy Soloist”, ndërsa seksionin muzikor i këtij festivali do të mbyllet nga violinistri belg Vadim Repin. Këtë vit audienca e Ohrit për herë të parë do të kenë mundësi të dëgjojë një nga pianistët më të mirë për momentin në botë, pianistin dhe kompozitorin turk, Fazıl Say.

Pjesë e rëndësishme e programit do të jetë edhe performanca e dyshes shqiptare, violinistja Areta Zula dhe pianistja Merita Rexha Tërshana. Ajo është artistja më aktive në Shqipëri, ndërsa Zula karrierën e saj e filloi në Shqipëri, ndërsa më vonë u shfaq edhe në skenat muzikore të vendeve të Evropës, Amerikës, Kanadës dhe Azisë.

Drejtori i “Verës së Ohrit”, Oliver Arsovski në fjalën e tij theksoi se tashmë janë të gatshëm për të mirëpritur artistët dhe mysafirët nga jashtë vendit, si dhe për të qenë mikpritës të mirë për të gjithë artistët dhe artdashësit e Maqedonisë.

“Krenari është të flasësh për cilësinë dhe emrat e njohur botëror në programin e pasuruar që na pret 40 ditët e ardhshme, i cili mbahet tradicionalisht nga 12 korriku deri më 20 gusht. Skena e ‘Verës së Ohrit’ edhe këtë vit do të shkëlqejë nga artistët dhe shtëpitë teatrale më të njohur në botë. Ohri do të jetë qendra e arritjeve artistike botërore”, tha Arsovski.

Ministrja e Kulturës së Maqedonisë, Elizabeta Kançevska-Milevska, e cila ishte e pranishme në prezantimin e programit, u shpreh se programi i “Verës së Ohrit” është një brend kombëtar që njihet në tërë botën dhe fuqishëm afirmon përkushtimin e vendin për paraqitjen e produksionit më të mirë botëror të muzikës dhe dramës para publikut maqedonas.

Në programit e këtij viti do të përfshihen rreth 50 ngjarje muzikore, numër i madh i shfaqjeve teatrale, ekspozitave dhe filmave të cilat do të performohen nga 800 artistë dhe shkrimtarë të njohur nga e tërë bota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button