Skadon afati për tansformim të së drejtës së shfrytëzimit të tokës së pandërtuar ndërtimore

Qytetarët të cilët deri më tani nuk kanë dorëzuar kërkesë për transformim të së drejtës së shfrytëzimit të tokës së pandërtuar ndërtimore në të drejtë të pronësisë pas fuqisë së ligjit, duke përfshirë edhe të mërkurën 15 qershor në orën 19 mund ta shfrytëzojnë mundësinë e fundit që të dorëzojnë fletëparaqitje për ndryshim të së drejtës deri te Agjencia për kadastër të patundshmërive.

Nga Agjencia u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesë për privatizim deri te Drejtoria pë punë juridiko­pronësore që deri më 15 dhjetor të vitit 2016, këtë ta bëjnë deri të mërkurën dhe paralajmërojnë se sportelët në Qendrën e kadastrës së patundshmërive në Shkup gjatë tre ditëve të ardhshme do të punojnë me orar të vazhduar pune deri në orën 19.

“Me ndryshimet e Ligjit për privatizim dhe dhënie me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore nga shtatori i vitit 2015 me disa vendime ligjore jashtëzakonisht e thjeshtësuam procedurën për privatizim të tokës ndërtimore. Një nga risitë më të rëndësishme ishte krijimi i mundësisë që toka ndërtimore e pandërtuar e cila nuk është përfshirë me akte për planifikim urbanistik, ndërsa për të cilën të drejtë shfrytëzimi kanë personat fizikë dhe juridikë në bazë të Konkluzionit të miratuar nga Drejtoria për Punë Juridiko­Pronësore, Agjencia për Kadastër të Patundshmërive të bëjë ndryshim të së drejtës së shfrytëzimit në të drejtën e pronësisë, realizoi ndryshim të së drejtës në të pronësisë”, tha drejtori i Drejtorisë për Punë Juridiko­Pronësore Zoran Kërstanoski në konferencën e sotme për shtyp në Agjencinë për Kadastër.

Saktësoi se është konfirmuar edhe mundësi plotësuese që shfrytëzuesit e tokës së pandërtuar ndërtimore, ish­pronarë të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesë për privatizim të munden që në procedurë përmes Kadastrës të fitojnë pronësi ndaj tokës në bazë të fletëparaqitjes së dorëzuar për ndryshim të së drejtës së shfrytëzimit në të drejtë të pronësisë. “Afati për dorëzim të fletëparaqitjeve skadon më 15 qershor të vitit 2016 dhe kjo është mundësia e fundit për transformim të së drejtës së shfrytëzimit të tokës ndërtimore.

Pikërisht për shkak të kësaj 15 qershori është fillimi i fundit të ekzistimit të së drejtave të shfrytëzimit të tokës ndërtimore, për shkak se në pajtueshmëri me dispozitat ligjore Kadastra pas kësaj date nuk do të regjistrojë të drejta të reja të shfrytëzimit”, tha Kërstanoski.

Potencoi se më së voni deri më 15 dhjetor të këtij viti Kadastra do t’i fshijë të drejtat e regjistruara të shfrytëzimit të tokës ndërtimore. “Fshirja e të drejtave të shfrytëzimit të tokës nuk ka kurrfarë ndikimi mbi kërkesat e dorëzuara për privatizim në Drejtorinë për Punë Juridiko­Pronësore dhe repartet do të vazhdojnë me procedurat e filluara. Drejtoria në afatin ligjor deri te Agjencia për Kadastër të patundshmërive i dorëzoi të gjithë të dhënat për kërkesat e dorëzuara për privatizim dhe në të ardhmen në fletëpronësisë për tokën në vendin e shënimit të deritanishëm për të drejtën e shfrytëzimit do të jepet shtesa për numrin e lëndës, gjegjësisht kërkesa e dorëzuar nën të cilën zhvillohet procedura për privatizim të parcelës adekuate kadastrale”, shpjegoi Kërstanoski.

Drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive Sllavçe Tërpeski potencoi se nga shtatori i vitit 2015 e deri më tani 1.447 qytetarë e kanë shfrytëzuar mundësinë dhe të drejtën e shfrytëzimit e transformuan në të drejtë pronësie në procedurë të shpejtë dhe efikase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button