“The Sun”: Sa fitojnë dhe si i shpenzojnë paratë vëllezërit Xhaka

Graniti dhe Taulanti, dy vëllezërit kundërshtarë kanë qenë në qendër të të gjitha mediave ditën e djeshme në ndeshjen Shqipëri – Zvicër. Për herë të para në historinë e një Europiani, dy vëllezër ndeshen në fushë si kundërshtarë, por ngjarja bëhet edhe më interesante për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Pothuaj të gjitha mediat kanë shkruar dy të rinjtë shqiptarë të lindur në Zvicër. Por mediat britanike zbulojnë të tjera detaje për vëllezërit Xhaka. Në një intervistë të dhënë për “The Sun” një ditë më parë, ylli i Arsenalit me origjinë shqiptare Granit Xhaka, ka treguar për mënyrën se si ai dhe vëllai i tij shpenzojnë paratë.

Në një artikull të fundit të prestigjiozes britanike “The Sun”, publikuar nga “Panorama”, Graniti thotë se pjesën më të madhe të parave ia dorëzon familjes. Të njëjtën gjë, sipas tij, bën edhe i vëllai, Taulanti: “Ne i detyrohemi për gjithçka familjes sonë dhe dëshirojmë që t’i kthejmë diçka mbrapsht, por jemi edhe të rinj dhe naiv përsa u përket lekëve, të cilat mund të ikin shpejt”, – ­shprehet 23-­vjeçari. Ndërsa ka shtuar se rreth 80 për qind e të ardhurave të tij dhe të vëllait u shkojnë prindërve.

Granit Xhaka firmosi pak javë më parë një kontratë më Arsenalin. Shuma që ai përfiton në Premier Ligue thuhet se është rreth 110 mijë paund në javë. Aktualisht, të dy vëllezërit ndodhen në Francë në kuadër të turneut më të madh të futbollit në Europë. Granit dhe Taulant Xhaka u përballën një ditë më parë në ndeshjen Shqipëri-­Zvicër. Përballja e tyre në fushë dhe momentet e “luftës” bënë pushtuan jo vetëm mediat kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button