Diplomatët e Maqedonisë në kërkim të turistëve dhe barërave

Sllobodanka Jovanovska, editorial – “Diplomaci për shërim”, Utrinski Vesnik
Diplmacia e Maqedonisë do të shërohet nga komplekset e BE-së. Në këtë mënyrë mundet të përshkruhet strategjia e re e ministrisë për punë të jashtme, prej tani diplomatët kryesor të shtetit të kërkojnë pacientë për spitalet tona, të lobojnë për eksport të kompanive tona farmaceutike, përveç kërkimit të turistëve dhe investitorëve të huaj.

Ognen Maleski, kolumnë – “ Vlerësim ekstern i diplomacisë”, Utrinski Vesnik
Shtypja për koncesion në çështjen për emrin edhe më shumë do të rritet, duke e bërë zgjidhjen definitive edhe më të dhimbshme dhe me siguri më të pamundur.

Sonja Kramarska, kolumnë –“ Kandidatë të mbuluar presidencial”, Utrinski Vesnik
Çka duhet të presim pas një privatizimi të tillë të funksionit presidencial dhe zgjedhjes së personave që do ta kërkojnë përputhjen ligjore për këtë.

Gjorgji Spasov, kolumnë – “Për ndeshjen e të majtës në Maqedoni”, Utrinski Vesnik
Në fushatat zgjedhore ekziston një rregull e njohur – mos e frikëso popullin me diçka prej të cilës nuk mundesh ta shpëtosh, e gjatë tërë kohës e deprimon trupin votues të opozitës.

Goran Mihajlovski, kolumnë –“ Dy muzika”, Vest
Shkupjanët do të ndahen prej vetvetes. Do të shpallin autonomi nga vetvetja. Kjo ndodh sepse VMRO – DPMNE dhe LSDM nuk munden bashkë ta festojnë as Vitin e Ri. Dy muzika bëjnë muzikantët. Një të dëshpërimit, një të vuajtjes. Dy festime. Ditën tjetër, sikur në miting parazgjedhor, Koce dhe Andrej do ti masin kush e ka numrin më të madh të vizituesve.

Biljana Sekulovska, kolumnë – “Eeee, Pamuk, Pamuk”, Vest
Pse në të vërtet erdhen Pamuk dhe Erofeev? 5000 euro me siguri i kanë, kanë fituar çmime që peshojnë në kilogram edhe më pak, por janë më të rëndësishme, çdo kund e kanë mundin dhe mërzinë nga takimet me politikanët, e kanë Erdoganin dhe Putinin për të cilët deri në pafund lamentojnë, këta, personat e famshëm.

Darko Janevski, kolumnë – “ Bretkoca maqedonase që dëshiron patku”, Dnevnik
Nuk ka diçka që do të tregonte se viti 2014 do të jetë më ndryshe se ky. Më shkurt, deja vu. Përveç disa pronarëve të jashtëm të disa strukturave tona nëse vendosin se është koha të jenë pak më radikal.

Ljubomir D. Frçkovski, kolumnë – “Qemanexhinjtë”, Sloboden Peçat
Simptomatika e indiferencës ontologjike të DPMNE-së  dhe  tentimi për falsifikim historik është përdorimi i trupave në kalbje të intelektualëve dhe gazetarëve ideologjik dhe moral, si që janë Mirka Velinovska dhe Pande Kolemishevski, për sulmet mbi opozitën.

Branko Triçkovski, kolumnë – “Pam(b)uku i diktaturës”, Sloboden Peçat
Diktaturat në mjedise si që është i Maqedonisë, nuk janë në gjendje të prodhojnë ose sponsorizojnë paraqitje serioze kulturore. Ka diçka shumë qesharake në këtë lloj diktature.

Lajme të ngjashme

Back to top button