Maqedonia, nikoqire e çmimit më prestigjioz evropian “Micheletti”

Maqedonia dhe Ministria e Kulturës në shtator 2017 për herë të parë do të jenë nikoqirë dhe organizatorë të manifestimit për ndarjen e çmimit më prestigjioze “Micheletti” për muzeun më të mirë Evropë, një nga çmimet më të rëndësishme evropiane në fushën e muzeologjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ky vendimi i Bordit të Akademisë së Muzeut Evropian, i cili u mor në takimin vjetor në maj 2016 në ishullin e Lesbos, është shumë e rëndësishme për Maqedoninë dhe paraqet një njohje të madhe të përpjekjeve të Ministrisë së Kulturës në fushën e veprimtarisë muzeologjike, në kuadër të së cilës janë marrë shumë investime të cilat rezultuan me ndërtimin e shumë muzeve në të cilat paraqitet e kaluara e pasur kulturore dhe historike e rajonit tonë”, njoftoi Ministria e kulturës.

Sipas Ministrisë, kjo është mundësi e shkëlqyer pjesëmarrësit dhe mysafirët nga Evropa të njihen me potencialin kulturo-historik dhe turistik të Qytetit të Shkupit dhe Maqedonisë.

Qëllimi i Akademisë Evropiane të Muzeut është që përmes përfaqësimit ndërkombëtar të muzeve, të promovojë kërkimet në muzeografinë dhe muzeologjinë si ngjarje e lartë kulturore dhe për të inkurajuar diskutimin për ekspozime të reja dhe muze përmes bashkimit të njohurive muzeologjike dhe ideve nga anëtarët e këtij profesioni.

Çmimi “Micheletti” për herë të parë u nda në vitin 1996 nga Fondacioni “Luigi Micheletti” dhe është projektuar për muzetë botërore me karakter historik, industrial dhe shkencore, muzetë e reja inovative apo të vjetra ndërsa në ndërkohë pësuan rimodelim apo konvertim.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Micheletti”, e cila do të mbahet në Muzeun e luftës maqedonase, përveç anëtarëve të Bordit të Akademisë së Muzeut Evropian dhe përfaqësuesit e muzeve të nominuar, marrin pjesë profesorë të shquar universitarë të muzeologjisë nga universitetet evropiane, dhe të ftuar të tjerë të shquar, duke përfshirë dhe Princeshën e Luksemburgut, Sibila.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme do të mbahet edhe seminar muzeologjik ndërkombëtar ku do të prezantohen trendet e fundit në muzeologjinë evropiane. Në seminar do të marrin pjesë studiues evropianë, punonjësit e muzeve nga Maqedonia do të njihen me arritjet më të reja në veprimtarinë e muzeut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button