Aksident trafiku mes “BMW” dhe një traktori

­Dy persona janë lënduar rëndë në një aksident trafiku midis automjetit “bmw” dhe një traktori, i cili ka ndodhur në aksin Gradsko­-Prilep midis fshatrave Sirkovo dhe Kamen doll të Rosomanit, konfirmuan për MIA-­n nga Shërbimi për ndihmë mjekësore urgjente Kavadar.

“Në përplasje të drejtëpërdrejtë është shtypur traktoristi nga kamen dolli, ndërsa nga goditja e
fuqishme traktori është përmbysur dhe ka përfunduar në hendekun e afërt. Me lëndime për rrezik
jete traktoristi është dërguar deri në Spitalin e përgjithshëm të Kavadarit, por për shkak të seriozitetit
të lëndimeve është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup”, informojnë nga Ndihma e shpejtë.

Shoferi i automjetit të udhëtarëve me targa të Manastirit, përndryshe grua, ka marrë të thyer, e cila
sipas Shërbimit për ndihmë urgjente Shtëpia e shëndetit Kavadar, karakterizohet si lëndim i rëndë
trupor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button