Indi: Zjarr në tren, 23 të vdekur

Të paktën 23 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pasi një zjarr ka rënë në një tren në jug të Indisë, raportojnë mediat e huaja.

Zjarri përfshiu një vagon të trenit ekspres të linjës Nanded-Bangalore, në shtetin Andhra Pradesh, bënë të ditur zyrtarë të administratës hekurudhore.

Policia tha se shumë nga personat e vdekur ishin asfiksuar nga tymi i zi që mbushi trenin. Motivet e rënies së zjarrit, që më vonë është shuar, janë ende të paqarta.

Mbi 60 pasagjerë mendohet se kanë qenë në bordin e trenit kur zjarri ra në një vagon me ajër të kondicionuar.

Grupet e shpëtimit u penguan ndërkohë nga një mjegull e lehtë dhe smogu në operacionet e tyre. Numri i saktë i personave të plagosur dhe atyre që rezultojnë të humbur nuk dihet ende.

Aksidentet janë të zakonshme në rrjetin hekurudhor të Indisë, që vepron me 9 mijë trena pasagjerësh dhe transporton rreth 18 milionë persona çdo ditë, duke lidhur çdo cep të vendit.

Vitin e kaluar, 47 persona humbën jetën në një incident të ngjashëm, po në shtetin Andhra Pradesh. 

Lajme të ngjashme

Back to top button