Berisha: Statusi nuk merret as në qershor

Ish-kryeministri, Sali Berisha paralajmëron se, Shqipëria do të dështojë sërish në marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha tha se, vendimet e qeverisë “Rama” po bëjnë që vendet e BE-së të mos pranojnë dhënien e statusit as në qershorin e vitit 2014.

Në lidhje me situatën ekonomike, ish-kryeministri foli me nota pesimiste ku tha se vendi me këtë paketë fiskale të propozuar nga mazhorancë do të shkojë drejt recesionit, transmton shekulli.

Ndërsa duke folur si një udhëheqës i opozitës, Berisha theksoi se me këto veprime që po bën kryeministri Rama (me mos mbajtjen e premtimeve) do të ketë lëvizje që “do t’i tregojnë vendin”.

Ish-kryeministri më tej paralajmëron një lëvizje popullore të re. Ai deklaroi se opozita do të rikthehet fuqishëm në pushtet, ndërsa thekson se të djathtët dhe opozita duhet të zgjidhë problemin e votës . Sipas tij, shumë shpejt do të ketë një lëvizje popullore që do t’i tregojë vendin kryeministrit Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button