Pakistan: si muslimanët po u ndërtojnë një kishë fqinjve të tyre të krishterë

Në krahinën verilindore të Pakistanit, në Punjab, fshatarët muslimanë janë duke grumbulluar fonde për t’ju ndihmuar fqinjëve të tyre të varfër krishterë për të ndërtuar një kishë.

“Iniciativa ka filluar menjëherë pas festës së pashkëve, nga një grup i bashkësisë së  muslimanëve në fshatin Faisalabad. Jemi një komunitet i vogël i krishter në fshat, prej vetëm 20 familjeve, e që nuk kemi vend për adhurim”, thotë Fr. Aftab James, prift lokal i fshatit.

Sipas tij, të krishterëve iu është dashur që të shfrytëzojnë shtëpinë e dikujt apo ndonjë lokacion tjetër për të kryer ritet e tyre të lutjeve gjatë ditëve të shenjta.

“Banorët muslimanë të qytetit kanë ofruar ndërtimin e kishës si dhuratë për ne, dhe ne u jemi shumë mirënjohës për këtë veprim të tyre të mrekullueshëm që na bën të ndjehemi krenarë”, thotë prifti.

“Fillimisht nuk kemi besuar kur drejtuesit tanë na premtuan se do të na ndërtojnë një faltore. Për befasinë time, ndërtimet filluan brenda muajit. Ëndrra jonë po bëhet realitet, e së shpejti do ta kemi faltoren tonë”, thotë Faryad Masih punëtor krishter i fshatit.

Të krishterët janë minoriteti fetar më i madh në Pakistan, me 3% prej numrit të përgjithshëm të popullatës prej 180 milion banorësh, sa ka Pakistani.

Afër 60 % e të krishterëve pakistanez janë protestantë, kurse tjerët katolikë.

Ata janë të përfaqësuar në qeverinë dhe senatin pakistanez, si dhe në kuvendet nacionale dhe krahinore.

Komuniteti deri tani ka grumbulluar 150,000 rupi pakistanezë (afërsisht $1,500), ndërsa kostoja totale për ndërtimin e kishës vlerësohet në afër 700,000 rupi ($7,000).

Mian Ejaz, një prej grumbulluesve të fondeve ka thënë se pret që të grumbullohet sasia e duhur për të përfunduar faltoren e cila do të ketë madhësi mesatare,me një sallë për lutje dhe një dhomë tjetër.

“Ne kemi pasur katër xhami në fshat, por asnjë vend për lutje për të krishterët, pasi shumica prej tyre janë të varfër dhe nuk kanë mundësi për të ndërtuar kishë”, thotë Ejaz.

Për këtë arsye thotë ai, “liderët e komunitetit musliman kanë shprehur dëshirën t’i japin dhuratë këtë faltore fqinjëve të tyre krishterë për festën e pashkëve”.

“Ne dëshirojmë t’ju tregojmë botës se Pakistani nuk është vend i ekstremistëve – të cilët janë vetëm një pakicë – por një vend ku njerëzit besojnë në tolerancën dhe harmoninë fetare”, thotë Ejaz.

“Për më tepër, bota e krishterë po bën shumë për refugjatët muslimanë, kështu që ne duhet t’u paguajmë atyre këtë të mirë me të njejtën monedhë”, thotë ai duke iu referuar turmës së refugjatëve muslimanë të cilët çdo ditë janë duketentuar të arrijnë në Evropë nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button