Lufta më e madhe e Muhamed Alisë ishte kundër sëmundjes së Parkinsonit

Ai i tregoi botës se si është të kesh sëmundjen dhe përsëri të jetosh me mirësi.

Përgjatë jetës së tij të paharrueshme, legjenda e boksit Muhamed Ali fuqishëm mbrojti zezakët, mbështeti lëvizjet anti-luftë dhe luftoi me sëmundjen e Parkinsonit.

Por, në kapitullin e fundit të jetës së tij, sëmundja e Parkinsonit filloi ngadalë ta mundë Alinë, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht se kishte këtë sëmundje, ai u bë frymëzim për miliona amerikanë të cilët janë të prekur nga kjo sëmundje.

Ai në Lojërat Olimpike të vitit 1996 doli në publik dhe foli për ndërgjegjësimin e sëmundjes së Parkinsonit në Atlanta, aty ku ai mbajti flakadanin Olimpik – pavarësisht se i dridheshin duart.

Për njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit, kampioni i boksit dhe i kësaj sëmundjeje ishte Ali. Ai krijoi Qendrën e Parkinsonit “Muhamed Ali” në Arizona, ku mijëra pacientë trajtohen prej asaj dite aty.

Ali ishte fytyra e luftës së tyre kundër sëmundjes, e cila nuk ka shërim. Në videon më poshtë, pacientë të ndryshëm e përshkruajnë atë se si shembulli i Alisë i inspiroi ata që të vazhdojnë me terapitë dhe të mos humbin kontrollin e vetës.

“Ai është një luftëtar i madh – jo vetëm në ring por edhe në jetë”, thotë një grua në video. “Është një frymëzim për të gjithë ne”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button