Fitore dramatike e Francës (Foto)

Ka hapur siparin kampionati evropian i futbollit Euro 2016, i cili po mbahet në Francë.

E pikërisht skuadra nikoqire ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse të kampionatit në stadiumin Stade de France kundër Rumanisë me rezultat 2:1, në saje të një supergoli në minutën e fundit të Dimitri Payet.

Edhe pse Rumania e nisi më mirë takimin, Franca ishte afër golit me sulmuesin e saj më të rrezikshëm Antoine Griezmann. Pas një harkimi të bukur nga Bacary Sagna, sulmuesi Griezmann godet me kokë, por shtylla nuk i lejon francezët të festojnë.

Edhe Rumania kishte rast të mirë, por portieri francez Hugos Lloris tregoi cilësitë e tij dhe kështu pjesa e parë përfundoi pa gola, raporton Telegrafi.

Fitore dramatike e Francës
Fitore dramatike e Francës

E për të parë golin e parë në evropian është dashur të pritet deri në minutën e 58-të takimit.

Olivier Giroud realizoi golin e parë për Francën kundër Rumanisë dhe njëkohësisht të parin në kampionatin evropian të futbollit Euro 2016.

Shtatgjati francez realizoi gol me kokë pas një harkimi të saktë të mesfushorit fantastik, Dimitri Payet.

Por, rumunët nuk iu dorëzuan presionit të francezëve dhe me dy-tre sulme të shpejta, gjetën rrugën e golit të barazimit.

Në fakt, Rumania ka fituar penallti në minutën e 64-të, ndërsa nga pika e bardhë shënoi Bogdan Stancu.

Paraprakisht, Patrice Evra ishte ndërhyri në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë ndaj autorit të golit.

Fitore dramatike e Francës
Fitore dramatike e Francës

Megjithëse deri në vazhdim të ndeshjes francezët e kërkuan rrugën e golit këtë nuk ia arritën, ndërsa rumunët me kundër-sulme të shpjeta befasonin mbrojtjen e “Gjelave”.

Por, kur pritej të përfundonte koha e rregullt, mesfushori fantastik dhe lojtari i ndeshjes, Dimitri Payet, me një goditje të fuqishme dhe të saktë, mposhti portierin Ciprian Tatarusanu. Në tre minutat shtesë më nuk pati gol dhe kështu, Franca triumfoi me rezultat 2:1.

Pas kësaj fitore, Franca ka tre pikë ndërsa Rumania mbetet pa pikë në grupin A, ku gjenden Shqipëria dhe Zvicra, të cilat do të takohen nesër me fillim në ora 15:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button