Horoskopi ditor, e shtunë 19 mars 2022

Dashi

Megjithëse Mërkuri qëndron në pozicion të kundërt duke vënë në plan të dytë të gjitha çështjet në lidhje me partnerin/en, përsëri do të arrini të sqaroni mosmarrëveshjet. Beqarët do kenë shumë besim te vetja e tyre dhe do shfrytëzojnë çdo takim. Në planin financiar duhet të tregoheni jashtëzakonisht të kujdesshëm me shpenzimet.

Demi

Pak nervozizëm dhe mërzitje do të spikasin në ditën e sotme të dashuruarit, duke sjellë një sërë detyrimesh të papritura. Mos e teproni me fjalorin. Beqarët do realizojnë takime mbresëlënëse dhe do jenë gati për të ndryshuar edhe statusin e tyre. Financat do jenë disi delikate.

Binjakët

Është pikërisht kalimi tranzit i Mërkurit në shenjën tuaj që harmonizon jetën tuaj në çift. Ky ndikim bën që nga ana sentimentale dhe më gjerë të shkojë gjithçka mirë. Beqarët nuk duhet të hedhin hapa të pamenduar sepse mund të përballen me zhgënjime. Financat do gjenden në situatë të vështirë.

Gaforrja

Dita e sotme do të jetë më se normale për ju të dashuruarit, ndoshta edhe pak melankolike për shkak të Hënës që nuk toleron, por në mbrëmje do të merrni lajme të mira. Beqarët do kenë të dëshirë të njohin shumë persona, por asgjë më shumë. Financat do jenë disi në vështirësi, tregohuni të kujdesshëm.

Luani

Qielli tregon përsëri shenjat dhe anët e mira sidomos për ata që janë në një marrëdhënie. Në mbrëmje do të keni mundësi të reflektoni mbi gjithçka. Beqarët do kenë disa takime interesante të cilat duhet ti shfrytëzojnë. Në planin financiar do dini si ti menaxhoni të ardhurat.

Virgjëresha

Është pikërisht vullneti dhe dëshira juaj për të arritur qëllimet tuaja në marrëdhënie me partnerin/en. Nuk do t’ju mungojnë shanset për të hedhura hapa të mëtejshëm. Beqarët do refuzojnë ftesat, pasi ende nuk janë gati për lidhje. Në planin financiar më mirë mos rrezikoni.

Peshorja

Disi të pavendosur ju të dashuruarit për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqendrim maksimal nga ana juaj. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi. Beqarët duhet ta lënë vetën e lirë karshi personave që pëlqejnë. Në planin financiar mos u tregoni impulsivë.

Akrepi

Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës ju të dashuruarve, jo vetëm në sytë e partnerit/es por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju. Beqarët nuk do kenë një ditë të mirë, mos u nxitoni për asgjë. Financat do jenë të mira.

Shigjetari

Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Është momenti i duhur për spostime dhe udhëtime. Beqarët do kenë një ditë të zakonshme pa ndonjë takim mbresëlënës. Financat do jenë të paparashikueshme prandaj tregohuni të kujdesshëm.

Bricjapi

Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar disa projekte që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është kalimtare. Beqarët duhet ti marrin gjërat si t’ju vijnë. Në planin financiar do jeni me shumë fat.

Ujori

Sot në veçanti ju që jeni në çift do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme. Është ky shpirti i duhur për të ecur përpara. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me emocione dhe risi. Në planin financiar bëni kujdes me shpenzimet.

Peshqit

Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin ju bëjnë shpesh që të fitoni pikë në sy të partnerit/es. Idetë e reja nuk ju mungojnë. Beqarët nuk do ja dalin dot që të ndryshojnë statusin. Në planin financiar do i kaloni vështirësitë dhe gjendja do stabilizohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button