LAJMEBOTATE TJERASHOWBIZ ​”Queen” ia ndalon Trumpit përdorimin e këngëve për fushatën elektorale

“Ne e kemi ndaluar që muzika e ”Queen” të përdoret si vegël në fushatat politike,” ka thënë themeluesi i grupit Brian May.

Grupi i njohur britanik i muzikës pop ”Queen” është duke marrë masa për të ndaluar përdorimin e këngës së tij “We Are the Champions” (”Ne jemi kampionë”) nga kandidati republikan amerikan, Donald Trump në fushatën e tij.

“Leje për përdorimin e këngës as nuk është kërkuar dhe as nuk është dhënë”, ka postuar themeluesi i grupit, Brian May në faqen e tij.

Trump së fundmi ka përdorur këngën para fjalimit të martën në mbrëmje pas garës kryesore republikane.

“Ne e kemi ndaluar që muzika e ‘Queen’ të përdoret si vegël në fushatat politike,” ka thënë May.

”Muzika jonë shpreh ëndrrat dhe besimet tona, por është vetëm për ata që duan ta dëgjojnë dhe ta shijojnë”, ka shtuar ai.

”Queen” nuk është i vetmi grup i cili ankohet për përdorimin e këngëve të tij në fushatat politike. Vetëm për këtë vit ka ankesa ndaj Trump nga ”Rolling Stones”, ”Aerosmith”, Adele, REM dhe Neil Young.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button