Meta fton Bashën në takim: hajde ta fusim bashkë reformën në kalendar

Ilir Meta tenton një kompromis të orëve të fundit me opozitës, duke kërkuar të hënën takim me liderin e opozitës Lulzim Basha.

Pas deklaratave të egra të PD-së, se reforma në drejtësi është future në kalendar në mënyrë jot ë rregullt, Meta ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka thënë se reforma ende nuk është futur në kalendar, transmeton Tesheshi.

“Bej me dije se si kryetar i Kuvendit i kam dërguar sot një ftesë dhe kërkesë zyrtare kryetarit të PD Lulzim Basha për t’u takuar me të në çdo kohë, vend dhe në çdo format, por vetëm me një kusht; deri ditën e hënë. Jam i bindur se jemi tashmë të vonuar me kalendarin e reformës për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, që nuk është përfshirë për arsye të mosarritjes së kompromisit përfundimtar në Komisionin e Posaçëm të kësaj reformë”, tha Meta para gazetarëve.

Dalja për mediat e Metës ndodhi rreth dy orë pas takimit që zhvilloi me ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin në Kryesinë e Kuvendit dhe akuzave të opozitës përmes Edi Palokës për ‘falsifikim të kalendarit të Kuvendit’.

Nga faqja zyrtare e Kuvendit është hequr pjesa që flet për futjen e reformës në drejtësi në kalendar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button