Koreja e Veriut i bën thirrje Jugut për bashkim

Koreja e Veriut ka propozuar organizimin e një “mbledhjeje të madhe” për zhvillimin e negociatave në lidhje me ribashkimin me Korenë e Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në agjencinë zyrtare të lajmeve të Koresë së Veriut – KCNA, njoftohet se propozimi i Veriut “ka për qëllim zhvillimin e marrëdhënieve mes dy Koreve dhe arritjen e ribashkimit përmes përpjekjeve konkrete të koreanëve”.

Ndërkaq, qeveria e Seulit iu përgjigj negativisht propozimit të Pjongjangut. Në deklaratën e Ministrisë së Bashkimit në Kore të Jugut, njoftohet se propozimi për bisedime i Koresë së Veriut “është vetëm teknikë e vjetër propagandimi”.

Koreja e Jugut Koresë së Veriut i kishte vendosur si kusht “pastrimin nga armët bërthamore” pas propozimit që Pjongjangu zyrtar ia bëri muajin e kaluar për nisjen e bisedimeve, ndërsa kishte bërë të ditur se i kanë dhënë përgjigje negative ofertës së Koresë së Veriut për “bisedime ushtarake”.

Njëri nga zëdhënësit e Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Moon Sang-gyun, kishte theksuar se bisedimet me Korenë e Veriut e cila nuk ka hequr dorë nga armët bërthamore “do ishin në dëm të sanksioneve të cilat faktori ndërkombëtar i zbaton ndaj Pjongjangut zyrtar”.

Në bisedimet në Panmunjom më 25 gusht të vitit të kaluar mes zyrtarëve të të dy shteteve, ishte arritur marrëveshje që Koreja e Jugut t’i japë fund transmetimeve propagandistike, kurse ajo e Veriut t’i tërheqë prapa ushtarët e saj nga vija e frontit.

Ndryshe, koreanët e dy shteteve që nuk shihen prej 60 vitesh për shkak të Luftës së Koresë, më 20 tetor ishin takuar me të afërmit e tyre në shtetin tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button