Ja çfarë tha Gruevski pas daljes nga Gjykata Penale

(E plotësuar) Më pak se një orë ka zgjatur marrja në pyetje e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Gjykatën Penale, transmeton Portalb.

“Sot u thirra në gjykatë sepse Katica Janeva ka dyshuar se do ta lëshojë vendin dhe se nuk do të paraqitem në gjykatë. Nuk e di nëse dikush beson në diçka të tillë, apo është veç dëshirë e porositësve të Janevës. Njeriu që tha se nuk e njeh gjykatën është i vetëdijshëm për rejtingun e tij dhe mbështetjen nga populli, prandaj nëpërmes kontrollit që e ka në PSP tenton që mua dhe bashkëpunëtorët e mi të na paraqesë sikur është ai vetë”, tha Gruevski pasi doli nga gjykata.

Ai nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve./Portalb

…………………………………………………………………………………………………………………..

Ish kryeministri Nikolla Gruevski ka arritur për dëgjim te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale, si i dyshuar në rastin e PSP-së “TNT” për rrënimin e kompleksit Kosmos, transmeton Portalb.

Përreth gjykatës ka forca të shtuara policore.

Gruevski në gjykatë ka ardhur me avokatin Nikolla Dodovski dhe zëdhënësin e Qeverisë Aleksandar Gorgiev.

PSP kërkon që tu caktohet masa për kujdesje Gruevskit, Mile Janakievskit dhe kryetarit të Komunës së Gazi Babës, të tre të dyshuar në këtë lëndë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button