Kumanovë, punëtorët e falimentuar bllokojnë hyrje-daljet e qytetit

Dhjetëra punëtorë të ndërmarrjeve të falimentuara për dy orë rresht kanë bllokuar hyrjedaljet e qytetit të Kumanovës, për të shprehur revoltën ndaj qeverisë e cila heziton të zgjidh statusin e tyre. Ata tani disa vite janë përjashtuar nga vendet e punës ku punoni ndërsa shteti ka refuzuar kërkesat e tyre për dëmshpërblim, raporton Alsat-M.

“Prej vitit 2004 nuk ka ardhur askush me më pyet, as Ahmeti e as Gruevski se a kam me ngrënë a jo, fqinjët janë duke më ruajtur, 7 anëtar jemi, ndihmë sociale nuk marr me çka të jetoj? Deri sa nuk realizohen kërkesat tona gjithmonë do na shohin nëpër rrugë,”, tha një protestues.

“Nga 6.000 den kërkojmë dëmshpërblim, që të kemi sa për bukë dhe barna, gjithashtu kërkojmë që punëtoret 52 dhe punëtorët 55 vjeç dhe minimum të kenë 15 vjet përvojë pune e që të na pranohet përvoja e punës, sepse ne nuk jemi fajtorë që dikush ka luajtur me ne edhe në atë kohë,” u shpreh një tjetër protestues.

Punëtorët e falimentuar për disa vite rresht përmes protestave kërkojnë që tu njihet përvoja e punës dhe tu sigurohen nga 6.000 denarë si pagë mujore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button