Kuçi: Patriotizmi politik i Ballkanit të zëvendësohet me atë ekonomik

Në Ballkan ndjenjat e patriotizmit duhet të ndërrohen me patriotizëm ekonomik, deklaroi ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Driton Kuçi në takimin e sotëm në Sofje me përfaqësuesit e kompanive anëtare të Odës tregtare­industriale bullgare, transmeton BTA.

“Në Maqedoni fillon erë e re, kriza politike përfundon dhe ajo do të mundësojë që marrëdhëniet ekonomike mes të dy vendeve të bëhen ende më të mira”, tha Kuçi.

Si sferë për bashkëpunim e potencoi procesin e harmonizimit të ligjdhënies së Maqedonisë me atë evropiane, në çka, ashtu siç citoi, mund të shfrytëzohen përvojat e Bullgarisë.

Kuçi tha se Bullgaria është partneri i pestë tregtar më i madh i Maqedonisë. “Klima e biznesit në Maqedoni është drejtuar drejt tërheqjes së investitorëve të huaj”, tha ministri i Ekonomisë së Maqedonisë. Ai shfaqi shpresë se do të hapë rrugë për investitorë të rinj nga Bullgaria, duke e potencuar “Minstroj”­in si shembull të suksesshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button