Gjykata Penale do të vendosë rreth kërkesave të PSP-­së

Prokuroria Speciale Publike në Gjykatën Themelore Shkup 1 ­ Shkup dje ka dorëzuar pesë propozime për caktim të masave për sigurimin e pranisë. Të gjitha propozimet janë dërguar tek gjykatësit në procedurën paraprake të cilët gjatë ditës së djeshme do të vendosin për ato, ndërsa personat do të thirren në gjyq, shkruan në kumtesën nga Gjykata Penale.

Propozohet masë paraburgimi për G.G. si dhe propozimi për caktimin e masave kujdesi për G.J., T.J., N.B. dhe V.S. që kanë të bëjnë me lëndën e PSP­së në opinion e njohur si “Fortesa”. Propozohet caktim i masës së paraburgimit për V.T. lidhur me lëndën e PSP­së në opinion e njohur si “Transportues”, ndërsa masa kujdesi për N.G., M.J. dhe T.T. lidhur me lëndën e PSP­së në opinion i njohur si “TNT”.

“Propozimi për caktimin e masës për kujdes ka për personat I.A., N.S., F.A., P.M., J.B dhe M.SH lidhur me lëndën e PSP­-së në opinion e njohur si “Tortura”, për të cilën Këshilli penal, sipas propozimeve të miratuara më parë për persona të njëjtë, më 08.06.2016 mori vendimin që lënda të kthehet për vendim të serishëm tek gjykatësi në procedurë paraprake, siç informuam në kumtesën paraprake, ku për këto dy propozime do të veprojë gjykatësi në procedurën paraprake në procedurë të vetme, shkruan në kumtesë.

Të gjitha propozimet, kumtoi Gjykata Penale, janë dërguar tek gjykatësit për procedurë paraprake të cilat gjatë ditës së sotme do të veprojnë, ndërsa personat do të thirren menjëherë të lajmërohen në gjykatë. “Duke e pasur parasysh se personat për të cilët nga PSP­ja është propozuar masa e paraburgimit nuk janë siguruar në mënyrë tjetër, gjykata do t’i zbatojë caktimet nga LVP, ndërsa në pajtim me praktikën e deritanishme të veprimit sipas lëndëve në periudhën e kaluar, shtojnë nga Gjykata Themelore Shkup 1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button