Të rritet bashkëpunimi mes organizatave qytetare dhe Komunave

Me qëllim që t’i ndihmohet shoqërisë civile në zhvillimin e demokracisë, Fondacioni Shoqëri e Hapur ka prezantuar projektin “Pjesëmarrje qytetare për demokraci lokale”. Projekti pritet që të aplikohet në tre Komuna, edhe atë: Komunën Qendër- Shkup, Strumicë dhe Strugë, raporton Portalb.

“Projektin ‘Pjesëmarrje qytetare për demokraci lokale’ e zbaton Fondacioni Shoqëri e hapur, në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin e Demokracisë Lokale, parashihet të implementohet gjatë periudhës Janar 2016- qershor 2017. Bashkëpunojmë me tre Komuna- Struga, Strumica dhe Komuna Qendër. Qëllimi është t’u mundësohet organizatave qytetare në pjesëmarrje në procesin e krijimit të politikave në fushën e kulturës dhe zbatimin e të njëjtave, duke pasur parasysh rëndësinë e organizatave qytetare në demokraci. Gjithashtu kjo do të ndikojë në rritjen e shërbimeve kualitative të komunave”, tha Juliana Karai, koordinatore e projektit.

“9-10 mijë euro do t’u shpërndahen atyre organizatave qytetare që do të ofrojnë zgjidhje inovative në fushën e kulturës, të cilat kanë për qëllim rritjen e kapaciteteve të organizatave qytetare si dhe ta implementojnë strategjinë lokale për kulturë. Duam t’i inkurajojmë organizatat qytetare nga fusha e kulturës, të na ndjekin në ueb faqen tonë, për ta parë thirrjen për aplikim. Do të ndahen nga 3 grante për secilën komunë”, theksoi Gordana Mirciq nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni.

Projekti në fjalë përkrahet edhe nga Bashkimi Europian.

“Ky projekt ndihmon demokracinë lokale. Presë që këto Komuna të rrisin bashkëpunimin me sektorin civil. Bashkimi Europian do të vazhdojë t’i përkrahë këto aktivitete, edhe teknikisht edhe financiarisht. Inkurajojmë edhe Qeverinë që të rritë bashkëpunimin me sektorin civil, të krijojë mekanizma për konsultime”, tha mes tjerash Martin Klauke, përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në Maqedoni.

Nga implementimi i projektit pritet që procesi demokratik të sigurojë ambient që do të nxisë efikasitet të organizatat qytetare në implementimin e politikës lokale kulturore./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button