Itali, Berlusconi do t’i nënshtrohet operacionit për valvulën e aortës

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, pas një infarkti që edhe mund t’i kishte marrë jetën atij, të paktën nga sa thonë mjekët, njofton TCH.

Kreu 79-vjeçar i “Forza Italia”-s dhe president i Milanit, do t’i nënshtrohet operacionit gjatë mesit të javës së ardhshme për të zëvendësuar një valvul të dëmtuar të aortës, bëri të ditur Alberto Zangrillo për reporterët e interesuar në Romë. Megjithatë, gjendja e Berlusconit “nuk përbën aspak shqetësim”, bëri të ditur partia e drejtuar prej tij.

Berlusconi shërbeu si kryeministër në 4 legjislatura, por që prej largimit nga pushteti është dënuar për evazion fiskal dhe mashtrim. Madje edhe është përjashtuar nga Senati italian.

Mjeku Zangrillo shtoi më tej se politikani ende me influencë në politikën italiane “mbërriti në spital në gjendje të rënduar”.

“Rrezikonte edhe jetën, rrezikonte të vdiste dhe ai e dinte këtë. Ne kemi identifikuar në një mënyrë të qartë dhe të sigurtë, patologjinë e valvulës së aortës, që quhet në gjuhën mjekësore ‘pamjaftueshmëri (insufiçencë) aortike”, tha mjeku. “Ka vetëm një mënyrë për ta korrigjuar këtë, dhe kjo është zëvendësimi i valvulës së aortës”.

Berlusconi, manjat i medias në Itali dhe udhëheqës i një force politike, u dërgua në spital për testime në vendlindjen e tij Milano, në fillim të kësaj jave. Një zëdhënëse e partisë tha se në atë kohë nuk ka pasur asnjë rrezik për jetën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button