Hahn: Besoj se Shqipëria do t’ia dalë ta miratojë reformën në drejtësi

Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn ka folur në lidhje me dështimin e negociatave qeveri­opozitë për gjetjen e një kompromisi për reformën zgjedhore.

“Gjithnjë jam optimist dhe besoj se Shqipëria do t’ia dalë ta miratojë reformën në drejtësi deri në fund të qershorit, përndryshe i gjithë momenti i perspektivës evropiane do të shtyhet”, ka deklaruar Hahn.

Gjatë vizitës që zhvilloi në muajin mars në Shqipëri, Komisionieri Hahn i bëri thirrje politikës shqiptare ta miratojë reformën përpara mbylljes së këtij sesioni parlamentar.

“Drejtësia është në thelb të përparësive. Është element kyç dhe na duhet një vendim përpara pushimeve të verës. Vetëm kështu, do të shohim në tetor rezultatet”, ka theksuar komisionari Hahn, transmeton Albeu.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button