Kur media e then kurrizin

[Recension: Zaevi përsëri e lakon “kurrizin”: Maqedonia e provokon Greqinë, patjetër duhe të bëjmë lëshime]

Sa herë mund të thehet një kurriz. Me ndihmën e propagandës dhe gazetarisë së njëanshme – mijëra herë. Sa herë që të duash!

Para nesh kemi një përmbajtje mediatike e cila është nxjerrë nga intervsita e liderit të opozitës në Maqedoni për një agjenci të huaj.

Përveç që nuk ka link deri te intervista që të shihet se ajo është e vërtetë dhe për të fituar mundësi që lexuesit të fitojnë aqsje në të gjitha aspektet e përfshira në këtë intervistë, teksti që e recensojmë nxjerr vetëm një porosi nga ajo bisedë dhe e vendos në kornizë me paramendim që t’i paraqesë si problematike porositë e të intervistuarit.

Si erdhëm deri te ky përfundim? Shumë thjeshtë. Publikut nuk i është dhënë zgjedhje tjetër. U është servuar ushqim të gatshëm. Fillimisht janë zgjedhur përbërësit, janë shtuar mëlmesat, është paketuar dhe nuk u është lënë asnjë mundësi tjetër përveç se ta – gëlltitni. Nëse doni!

Lexuesve nuk u janë ofruar përbërës të tjerë me të cilët ai vetë do ta përgatiste përmbajtje.

06082016-Republika-KicmaLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi përsëri e lakon “kurrizin”: Maqedonia e provokon Greqinë, patjetër duhe të bëjmë lëshime

Data dhe koha e publikimit: 06.06.2016, 14:23

Data e recensionit: 08.06.2016

Recensue: Zoran Bojarovski

MËLMESË BAJATE

Mëlmesa kryesore është shumë bajate. Nxirret deklarata tashmë e vjetëruar për “lakimin e kurrizit”, si shprehje për kompromis në lidhje me çështjen е emrit. Me të vërtetë një deklaratë e pafat politike, mirëpo tashmë e mykur. E kur futni përbërës të mykur në një produkt gazetares, rrezikoji të hani çorbë pa shije.

Nësr i rikthehemi intervistës aktuale, “të freskët”, prej së cilës është përgatitur kjo përmbajtje mediatike, në fakt edhe nuk keni ndonjë gjë problematike. Ja porosia në lidhje me kontestin e emrit me Greqinë:

“Hapi i parë është të ndërpriten provokimet, të jepet dora e miqësisë dhe të fillojnë bisedimet intensive. Greqia mund të mbijetojë edhe 200 vjet me këtë problem. Ne duam të bëhemi anëtarë të BE-së dhe të NATO-s. Pa e zgjidhur këtë problem nuk mund të hyjmë as në BE as në NATO – thotë Zaevi për “Beta”, transmeton “Veçernje novosti”.”

Mirëpo, për mjeshtrit e propagandës, kësaj deklarate duhet “shtuar pak biber”. Prandaj, siç thamë më lartë, nxirret nga konserva e ndryshkur deklarata për “lakimin e kurrizit” dhe – uala – ja një gjellë e re propaganduese!

Për fat, afati i këtyre gjellërave ka kaluar që moti dhe lehtë dallohen. Për nga era. Edhe atë prej larg!

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button