Paradoks, McDonalds u rekomandon punonjësve të mos hanë fast-food
McDonalds ka deklaruar se punonjësit e saj duhet të qëndrojnë larg nga ushqimet e shpejta.
Në një postim në faqen e punonjësve të tyre zinxhiri i ushqimit të shpejtë global ka paralajmëruar se te, ushqimet e shpejta gjendet me shumicë natriumi dhe yndyra të shumta që mund të çojnë në mbipeshë.
“Fast- food janë ushqime të shpejta, me çmime të arsyeshme, dhe në dispozicion një alternativë e gatshme për gatim në shtëpi. Kjo është e përshtatshme dhe ekonomike për ata që kanë një mënyrë jetese të zënë dhe shumë të vrullshme, por ushqimet e shpejta janë zakonisht të larta në kalori, yndyrë, yndyrë të ngopur, sheqer, kripë dhe mund të vënë njerëzit në rrezik duke kaluar në obezitet”, sipas një postimi të bërë në këtë faqe interneti./Shekulli