Ndotja e padurueshme e ajrit! Sot priten masa radikale nga Qeveria

Gjendja me ajrin e ndotur vazhdon të jetë e njëjtë, ndërsa Qytetarët e Shkupit dhe të Tetovës vazhdojnë të thithin grimcat kancerogjene P10 dhe P25.

Ndotja në Qendër, Karposh, Lisiçe dhe Rektorat me javë të tëra është në nivel të lartë. Gjendja alarmante është edhe në Kërçovë dhe Tetovë.

Qeveria për sot ka paralajmëruar se sërish do ta shohë gjendjen me ndotjen e ajrit në Shkup, Manastir, Kërçovë dhe Tetovë. Nëse gjendja është e njëjtë ministri i ambientit paralajmëroi se do të ketë masa më radikale. Nga informacionet e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike do të vlejë edhe vendimi për vazhdimin e masave për ndotjen, tha Ademi.

Sipas rekomandimeve të qeverisë gratë shtatzënë personat e moshuar mbi 60 vjet dhe të sëmurit kronik nuk duhet të shkojnë në punë, kurse të gjithë qytetarët që jetojnë në zonat e ndotura duhet t’iu shmangen daljeve të panevojshme

Ndërkaq, numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore pranë Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë, është rritur për 20%,  dhe si shkak paraqitet ndotja e ajrit. Pacientët paraqiten për probleme me frymëmarrjen dhe organet respiratorë.

Në këtë link mund ta ndiqni gjendjen aktuale me ndotjen e ajrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button