Nishani: Tani jam shëruar, u futëm në vilën e re

Si ka ndryshuar jeta juaj që nga moment që jeni bërë president, banoni në të njëjtin apartament?

Jo ne përfundimisht jemi transferuar në rezidencën e Presidentit të Republikës që ka funksionuar si e tillë për disa presidentë. Ka pasur në rinovim pasi kishte nevojë për një rinovim modest.

Ku banonit në kohën që u zgjodhët President ?

Unë banoja në një apartament në fund të rrugës te Komuna e Parisit.

Ishte një zonë e ngarkuar me trafik ?

Mjaft e ngarkuar me trafik, infrastruktura është rënduar.

Për sa kohë jeni vendosur në rezidencë?

Mos gaboj, rreth 1 muaj e gjysmë.

Fëmijët banojnë me ju ?

Po fëmijët banojnë me ne sepse janë ende në moshë të vogël. Djali përgjithësisht jeton larg nesh sepse studion larg vendit, ndërsa vajza jeton me ne.

Ndihen mirë në rezidencën e re?

Në fakt ata nuk kane pasur ndonjë preferencë të veçantë. Nuk është se konstatojnë se ka ndonjë ndryshim. Por natyrisht çdo kush që i rrit standardin e jetesës është një gjë shumë e mirë që nuk ka pse injorohet.

Po nëse një ditë karriera juaj si President i Republikës do të mbyllet do të riktheheni sërish në partinë nga keni dalë?

Unë kam deklaruar që në ditët e para të zgjedhjes sime që nuk shkon që një President Republike të kthehet në një parti politike. Natyrisht që ka objektivat e tij një njeri në politikë. Nuk është se e shikoj veten në moshën e pensionit, por që mendoj që ka sot hapësira dhe mundësi për t’i shërbyer vendit, jo vetëm brenda partive politike.

Mandati juaj limitohet te ky që përfundon në vitin 2017 apo do të tentoni një mandat të dytë Z. Nishani?

Patjetër që objektivi i parë është të tentoj mandatin e dytë.

Keni pasur një problem shëndetësor gjatë viteve që punonit  si ministër i Brendshëm që ju ka vazhduar. A ndiheni më mirë tani?

Patjetër. Është një proces në përmirësim. Është një proces i cili ka nevojë për kohën.

Ka qenë më i gjatë se sa e prisnit?  

Jo, ka qenë aq i gjatë sa u parashikua që në fillim. Por, nëse nuk do e kisha ndërmarrë atë ndërhyrje do të kishte qenë një rrezik real për jetën.

Dhe aktualisht fizikisht si ushtroheni?

Unë bëj ushtrime palestre rregullisht, bëj not, ecje rregullisht. Natyrisht jo në ambiente shumë publike.

Dhe, kur mendoni se mund ta kapërceni përfundimisht z. President? 

Unë besoj që edhe në këto momente ka një ngarkesë që vjen kur je në aktivitet publik, që vjen për shkak të vetë emocionit që jep vetë ngarkesa apo prezenca e njerëzve, ndërsa në jetën e përditshme jam krejt normal.

Dhe pyetja e fundit. Ku e kaloni Vitin e Ri dhe me kë?

Gjithmonë në shtëpi. Gjithmonë me familjen. Dhe këtë vit në shtëpi me familjen.

Në rezidencën e rinovuar?

Po. Dhe e kemi bërë zakon që kemi ftuar fëmijë nga Shtëpia e Fëmijës, për të festuar së bashku.

Cili ka qenë moment juaj më i vështirë me Berishën?

Momenti më i vështire ka qenë te prodhimi kartave të identitetit, që ishin të domosdoshme për liberalizimin e vizave. Na ndodhi një moment që kërkoheshin të dhënat nga Parlamenti për ecurinë e procesit dhe u prodhuan CD për të dhënë informacion se sa ishin prodhuar, se sa ishin kërkuar e kështu me radhë. Ndodhi një gabim teknik në regjistrimin e CD-ve të të dhënave. U përzien të dhënat mes atyre që kishin aplikuar dhe atyre që i kishin marrë. Tjetër informacion i kishim raportuar qeverisë dhe Kryeministrit dhe kur unë verifikova informacionin një ditë më pas, më dilte një informacion krejt tjetër. Natyrisht më duhej t’ia raportoja këtë ndryshim, u vendos në një pozicion shumë të vështirë se kishte të bënte me seriozitetin e qeverisë. Kanë qenë 48 orë të një ferri të vërtetë të një situate psikologjike shumë të rëndë .

Lajme të ngjashme

Back to top button