Gjërat që nuk duhet të bëni kurrë para partnerit

Ja disa nga gjerat qe është mire ti evitoni para partnerit.

1- Korsetë- Ju kujtohet darka e Bridget Jones, ku ajo vesh te brendshme shume te mëdha? Kjo është zbavitëse ne film, por shume e tille ne jetën reale! Për asnjë arsye nuk duhet te lini partnerin tuaj tju shoh me diçka te tille te veshur.

2- Te shkoni ne tualet me derën hapur- Tualeti duhet te jete një limit i pakalueshëm, një kufi i cili nuk duhet te kalohet kurrë.

3- Nuk duhet te depiloheni- Kthehet vërtet ne diçka te tmerrshme depilimi para partnerit. Këmbët tuaja duhet te jene te lëmuara. Mos harroni kjo është diçka intime qe është mire ta bëni kur jeni vetëm.

4- Te hani te uritur- Një skene shume e shëmtuar qe ai tju shoh ndërsa ju hani te uritura ushqimin me sasi te mëdha.

5- Te shtypni puçrrat- Mund te shkoni ne tualet dhe para pasqyrës mund te mbuloni puçrrat me fondotinte, pudër dhe metoda te tjera, por asnjëherë partneri nuk duhet tju shoh ndërsa shtypni puçrrat.

6- Mos lyeni flokët ne shtëpi- Flokë gri? Partneri juaj as nuk duhet te nuhas qe ju po hidhni diçka te çuditshme ne flokë për te mbuluar ato gri.

7- Mos prisni thonjte- Manikyri është një rutine intime qe kupton te prisni lëkurat dhe thonjte. Ne rast se keni dyshime dijeni qe nuk është një spektakël i bukur për tu parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button