Informata nuk duhet vetëm të publikohet, por edhe të verifikohet

[Recension: Ilija Dimovski goditet me shuplakë në Veles, policët shikojnë SEHIR]

Materiali që e recensojmë është i njëanshëm, bazohet në biseda më the-të thash, ndërsa informatat e fiuara nuk janë verifikuar siç duhet. Kjo e bën artikullin jo të vërtetë.

Доказ.Мк Илија Димовски исшамаран во Велес полицајците си гледале СЕИРLinku deri te artikulli origjinal: Ilija Dimovski goditet me shuplakë në Veles, policët shikojnë SEHIR

Data dhe koha e publikimit: 06.06.2016

Data e recensionit: 08.06.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

MUHABET ÇARSHIE

Ky produkt gazetaresk nëse mund të quhet i tillë, për shkak se nuk i ka elementet kryesore të një teksti profesiona gazetaresk, më tepër i ngjan muhabetit të çarshisë. Në fakt, në tekst qartazi qëllimi është të damkoset emri i deputetit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.

“Kuptojmë ekskluzivisht se deputeti i VMRO-DPMNE-së dhe koordinator i grupit parlamentar, Ilija Dimovski është goditur fuqishëm me shuplakë në një kafene në Veles, me ç’rast ka ngrënë ca flakaresha nga një koleg i tij partiak, ndërsa pjesëtarët e policisë, edhe pse kanë qenë në afërsi, nuk kanë guxuar dhe nuk kanë reaguar, kështu që i ka ngrënë shuplakat, vetëm se nuk e dijmë me duar atë pastra ose jo, mirëpo do ta kuptojmë sepse “Dokaz” e kupton i pari! Аh, po e ka ngrënë edhe një shuplakë pas qafe, në stilin e berberëve, vetëm se shumë më të fortë…”

Përveç lajmit të pretenduar ekskluziv dhe komenteve me fjalor të pahijshëm, në këtë artikull nuk ka asgjë tjetër. Nuk ka informata konkrete, në cilën kafene në Veles ka ndodhur incidentiе, nuk ka informata as kush ka qenë bashkëpartiaku i Dimovskit. Nuk ka asgjë. Nuk është kërkuar qëndrim as nga pala e interesuar, që në këtë rast është deputeti i VMRO-DPMNE.

E gjithë kjo, gjegjësisht, dilemat e shumta që dalin nga ky tekst, e bëjnë atë jo të vërtetëето.

Është detyrë e gazetarit që kur do të vijë deri te ndonjë informatë, atë ta verifikojë prej sa më shumë burimeve që është e mundur. Në fakt, këtë e parasheh edhe Коdi i gazetarëve në nenin e parë:

Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente. Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar. Saktësia e informatës duhet të vërtetoeht sa më shumë që është e mundur.

I transmetuar në këtë mënyrë, artikulli duket sikur ka vetëm një qëllim, e ai është të sulmohet dhe të damkoset deputeti Ilija Dimovski.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button