Shulc: Perspektiva evropiane mbetet që të stabilizohet Maqedonia nga brenda

Perspektiva evropiane mbetet si premtim i nevojshëm që të stabilizohet Maqedonia nga brenda, porositi kryetari i Parlamentit Evropian Martin Shulc në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin bullgar Rosen Plevneliev, duke i’u përgjigjur pyetjes së korrenspondentit të MIA-­s nga Strazburgu, për atë nëse është keqësuar perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Perspektiva evropiane është e domosdoshme për vendet e Ballkanit. Ajo është arsye për shkak të së cilës Parlamenti Evropian gjtihmonë nënvizon se ato perspektiva duhet të ruhen dhe të mos ndërprehen”, tha Shulc.

Sipas tij, ekzistojnë shumë probleme në rajon.

“Megjithatë, të ndahen këto vende nga perspektiva t’i bashkangjiten në këtë hapësirë të sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik do të jetë gabim serioz. Madje edhe në vendin tuaj, perspektiva evropiane mbetet si premtim i nevojshëm që të stabilizohet vendi nga brenda edhe pse keni probleme serioze dhe të rëndësishme, të cilat edhe homologët tanë nga parlamenti evropian që u munduan me ambicie të madhe nuk arritën deri te ky moment të ndihmojmë që të zgjidhet”, shtoi ai. Nevojitet potencon ta ruajmë bashkëpunimin ms Bashkimit Evropian dhe vendeve nga Ballkani perëndimor. Shulc, për dallim nga Plevneliev e ka emëruar Republikën e Maqedonisë sipas emrit ose akronimit që t’i shmangë reagimet e përfaqësuesve grek në Parlamentin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button