Fraj: Qëllimi është në Maqedoni të ketë zgjedhje në një të ardhme të afërt

­ Njëri nga njohësit më të mirë të Maqedonisë dhe Ballkanit perëndimor në Bundestag deputeti Tornsten Fraj, konsideron se është e domosdoshme implementimi i Marrëveshjes së Përzhinos, ndërsa tërheqjen e abolimit nga ana e presidentit Ivanov e vlerëson si hap pozitiv.

Ai shton se qëllimi i të gjitha përpjekjeve është të mbahen zgjedhje në një të ardhme të afërt. Tani, sipas anëtarit me ndikim të Komisionit për politikë të jashtme të Bundestagut, gjithçka bie poshtë me pastrimin e listave votuese dhe pavarësisë së mediave.

Fraj kërkon vëmendje nga faktorët politik në Maqedoni dhe afrim të qëndrimeve mes VMRO­DPMNE­së dhe LSDM­së. “Ndonjëherë kam ndjenjë se disa punë mbahen nga ana e opozitës thjeshtë sepse anketat zgjedhore nuk premtojnë asgjë mirë”, thotë në deklaratë për korrenspondentin e MIA­s nga Berlini Fraj, i cili është raportues i Komisionit për punë të jashtme të partisë qeveritare CDU/SCU.

Deputeti Fraj beson se Maqedonia duhet të marrë motivim dhe inkurajim, si dhe perspektiva të vërteta evropiane. Përgjegjësinë për atë që Maqedonia me vite nuk ka perspektiva të qarta ervropiane e sheh në Greqi e cila për shkak të interesave të saj kombëtare në problemin me emrin e fut tërë kontinentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button