Gjysmëinformata – kusht për panik

Теksit që është shkruar në mënyrë senzacionaliste, është burim i mundshëm për panik te një pjesë e publikut. Problematika e sëmundjes aspak nuk është trajtuar, e as që janë dhënë mendime të epidemiologëve ose të institucioneve kompetente për ballafaqim me sëmundjet ngjitëse.

Пулс 24 ОПАСНА БОЛЕСТ СЕ ШИРИ ВО СРБИЈА И во Македонија може да се појавиLinku deri te artikulli origjinal: SËMUNDJE E RREZIKSHME PËRHAPET NË SERBI: Mund të paraqitet edhe në Maqedoni!

Data e recensionit: 07.06.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

Sëmundja ngjitëse e lëkurës e quajtur Lajshmanioza, Cutaneous leishmaniasis, e cila përhapet në Siri dhe në Lindjen e Afërt, i kërcënohet rajonit.

Titulli i tekstit thekson se sëmundja tashmë është përhapur në Serbinë fqinje, mirëpo në kreun e tekstit kjo informatë nuk është transmetuar, por përmendet Siria si vend ku është përhapur kjo sëmundje.

Informata, siç thuhet edhe në artikull, është transmetuar nga portali serb “Теlegraf”, por jo në tërësi. Në artikull theksohet se si përcillet sëmundja dhe cilat janë simptomet e saj, mirëpo nuk zbulohet si të parandalohet ajo, e as i shërohet ajo.

Në informatën e transmetuar thuhet se sëmundja i kërcënohet edhe Maqedonisë, mirëpo në tekstin burimor, thuhet se ajo tashmë është regjistruar në Maqedoni! Përveç deklaratës së epidemiologut serb, nuk ka deklarata të tjera. Nuk janë konsultuar epidemiologët e Maqedonisë, e as që është kërkuar informatë nga Enti republikan për mbrojtje shëndetësore i Maqedonisë se a është regjistruar me të vërtetë kjo sëmundje në vend, sa raste ka pasur deri tani, dhe cilat janë rezultatet e shërimit.

Transmetimi i gjysmëinformatës, veçanërisht për sëmundje ngjitëse, mund të krijojë panik te publiku, veçanërisht nëse kombinohet me titull senzacionalist, siç është bërë në këtë rast.

Mënyra e këtillë i informimit është në kundërshtim me parimet që i parasheh Kodi i gazetarëve, gjegjësisht me rregullën që informatat të verifikohen para se të publikohen, të mos fshehen të dhëna esenciale dhe të mos përdoret senzacionalizmi në raste të fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve dhe proceseve gjyqësore.

Me Kodin e gazetarëve, poashtu është e ndaluar që numri i klikimeve të portalit të jetë subjekt i tregtisë me profesionalizmin dhe të drejtën e publikut për të qenë i informuar – në mënyrë objektive.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button