Turqi, policja shtatzëne viktima e katërt nga sulmi i sotëm terrorist

Një police shtatzëne është viktima e katërt që ka humbur jetën nga sulmi i sotëm me bombë në stacionin policor në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA) duke u thirrur në burime spitalore.

Sipas burimit në fjalë i cili ka folur në kushte anonimiteti, policja ka qenë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ndërsa vdekja e saj është konstatuar në spital.

Burimi i lartpërmendur tha se në mesin e të vrarëve gjatë sulmit është edhe një police femër e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes në Midyat, qytet ky në provincën Mardin, bashkë me dy civilë.

Dy zyrtaret policore kanë qenë në detyrë duke bërë roje në hyrje të stacionit policor i cili u godit nga një shpërthim i fuqishëm rreth orës 11 sipas kohës lokale.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm i cili dëmtoi ndërtesat përreth mbi 30 persona kanë mbetur të plagosur.

Një burim nga forcat e sigurisë tha se përgjegjës për sulmin është PKK-ja.

Organizata separatiste e PKK-së është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian.

Aktivitet e tyre ushtarake militantët e saj i rifilluan në korrik të vitit të kaluar, kurse forcat turke të sigurisë kanë intensifikuar operacionet anti-terroriste nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button