Itali, polici vret një migrant i cili e sulmoi me thikë

Një polic italian vrau me armë zjarri një migrant i cili e sulmoi dhe i shkaktoi plagë me thikë gjatë rrahjes në kampin në jug të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Deri tek rrahja para do kohe erdh pasi një migrant akuzoi një tjetër për tentim vjedhjeje në njërën nga kampet e refugjatëve në San Fernandino në paralagjen e qytetit Rosarno.

Siç raportojnë mediat italiane, gjatë rrahjes reaguan dy policë ndërsa njëri nga migrantët nxorri thikën dhe therri policin, ku më pas ai e vrau.

Deri më tani nuk dihet se nga cili vend janë migrantët. Rosarno në Itali njihet për tensionet mes migrantëve, banorëve dhe policisë dhe shpesh ka përleshje.

Organizata Mjekët pa Kufi në vitin 2010, kur shpërtheu rrahja e madhe mes migrantëve afrikanë dhe banorëve në të cilën u lënduan 67 persona, dënoi ashpër sjelljen e banorëve lokal ndaj migrantëve, duke theksuar se kushtet në kampet italiane shpesh herë janë më të këqija se në kampet e refugjatëve në Afrikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button