PE do të inspektojë dokumentet Panama

Parlamenti Evropian (PE) ka vendosur për ngritjen e një komisioni me qëllim inspektimin e dokumenteve Panama, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së e cila vazhdon në Stasburg u mbajt një sesion në lidhje me dokumentet Panama.

Në votimin e kryer pas sesionit u pranua formimi i një komisioni prej 65 personash, inspektimi i dokumenteve si dhe hulumtimi për ndikimet ndaj vendeve anëtare të BE-së.

Komisioni që do të ngrihet në kuadër të dokumenteve do të kontrollojë nëse janë përdorur për keq apo jo ligjet e BE-së.

Komisioni i cili do të inspektojë çështjet si pastrimi i parave dhe evazioni fiskal do të hulumtojë gjithashtu edhe nëse kanë shkelur apo jo ligjin e BE-së për informacionet e publikuara.

Gjithashtu komisioni pas afatit 12 mujor të inspektimit do të paraqesë në PE raportin në lidhje me çështjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button