23 vjet PD në Durrës: Basha vlerëson Olldashin. Direktiva ime, bashkimi me “B” të madhe

Në Durrës është përkujtuar sot 23-vjetori i themelimit të degës së Partisë Demokratike.

I pranishëm në aktivitet, kreu i PD-së Lulzim Basha vlerësoi lart figurën e të ndjerit Sokol Olldashi, për të cilin tha se ishte një ndër të rinjtë e bërthamës çlirimtare në Durrës.

Duke shprehur nderim dhe mirënjohje për të gjithë themeluesit që thyen të parët akullin dhe që shembën të parët murin e izolimit, Basha u ndal tek Olldashi.

“Sokol Olldashi, miku ynë i shtrenjtë, ishte një ndër më të rinjtë e kësaj bërthame çlirimtare në Durrës, edhe ndër më të guximshmit dhe vendosurit. Do ta nderojmë e kujtojmë si të tillë, nismëtarë, qëndrestarë, opozitar, si qeveritar dhe figurë e ndritur e Partisë Demokratike.”- tha Basha në fjalën e tij.

Basha tha se Partia Demokratike është më e vendosur se asnjëherë për të shkruar një faqe të re suksesi përmes bashkimit dhe hapjes dhe demokracisë së re si propozimi ynë politik para shqiptarëve.

 “Bashkimi me “B” të madhe është detyra jonë, është apeli dhe direktiva ime për të gjithë demokratët nga më i pari tek më i riu. Bashkim dhe ribashkim, do të thotë asnjë i mënjanuar.”- theksoi Basha.

Një vlerësim të veçantë Basha pati edhe për, siç tha ai, liderin historik të PD-së, Sali Berisha.

Lajme të ngjashme

Back to top button