Padi kundër Daçiqit, për Marrëveshjen e Brukselit!

Deputeti i Partisë Demokratike të Serbisë, Marko Jaksiq, dhe deputeti i pavarur i Kuvendit të Serbisë, Borislav Peleviq, kanë paralajmëruar se do të bëjnë ankesë penale kundër kryeministrit serb Ivica Daçiq, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit. Ndërsa, nga kryetari i Kuvendit serb, Nebojsa Stefanoviq, ata kërkuan që t’i shpall zgjedhjet lokale në Kosovë.

“Për këtë na detyron detyra patriotike, sepse askush nuk ka të drejtë që të shes pronën dhe territorin ku kemi lindur e ku jetojmë”, ka thënë Jaksic. “Padia bëhet edhe për shkak të caktimit doganës në mes të Serbisë dhe Kosovës”.

Pelevic thotë se edhe kryetari i Kuvendit të Serbisë ka shkelur Ligjin Kushtetuese dhe Ligjin për Zgjedhjet Lokale, sepse në bazë të kësaj është dashur të shpallë zgjedhjet lokale në katër komuna të Kosovës.

“E jo këtë ta bëj e ashtuquajtura presidente e shtetit të ashtuquajtur të Kosovës”, ka thënë ai. “Nëse nuk e bënë këtë brenda 10 ditëve, do të bëjmë padi edhe kundër tij për shkeljen e rendit kushtetues të Serbisë. Prandaj, e ftojmë të shpallë zgjedhjet”

Lajme të ngjashme

Back to top button