Në shtator do të kremtohet shpallja e Nënë Terezës si shenjëtore

Më 4 shtator të vitit 2016 në Romë do të mbahet ceremonia e shpalljes së Nënë Terezës për shenjëtore të Kishës katolike në gjithë botës.

Me këtë rast Ipeshkvia e Shkupit do të organizojë kremtim mëmëdheu “Ditët e hirësisë Nëna Terezë”, i cili do të fillojë në Shkup menjëherë pas shenjtërimit të saj në Romë.

Për Programin e kremtimit kushtuar Nënë Terezës dhe shpalljes së saj për shenjëtore, sot në konferencë për shtyp do të informojnë Ipeshkvi i Shkupit dhe ekzarku i apostullit monsinjori Kiro Stojanov dhe Valentina Bozhinovska, drejtoreshë e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze.

“Jemi dëshmitarë të ngjarjeve të mëdha në historinë e njerëzimit dhe në historinë e kishës tonë. Ajo që një popull, rajon ose qytet mund ta përjetojë si lumturi më të madhe është kremtimi i pjesëtarit të atij, populli, vendi ose qyteti. Të gjithë neve na gëzon lajmi se hirësia Nëna Terezë, e cila ka lindur në Shkup dhe ka qenë bashkëqytetarja jonë deri në 18 vitet e saj, më 4 shtator të vitit 2016 me nder do të ngrihet altar, si shenjëtore e Kishës katolike në gjithë botën”, thuhet në mesazhin e ipeshkvit për kremtimin.

Sipas paralajmërimit të Ipeshkvisë së Shkupit, kremtimi do të zhvillohet gjatë gjithë javës nga 5 e deri më 11 shtator, ndërsa do të përfundojë me kremtim efkaristik i cili do të ndodhë në vendin e shtëpisë së saj të lindjes me ç’rast do të shpallet vend i shenjtë i të shenjtës Nënë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button