Kontakt qendra e Kadastrës vendos tre shërbime të reja

Tre shërbime të reja elektronike vendos Qendra e kontaktit të Agjencisë për Kadastër të patundshmërisë që do të mundësojë që qytetarët dhe biznes bashkësinë në mënyrë të shpejtë dhe efikase t’i marrin informatat dhe shërbimet e nevojshme.

Prej tani në mënyrë elektronike do të mundet të rregullohen gabimet teknike nëse është bërë në ndonjë prej dokumenteve që i jep Kadastra, do të mundet të përcaktohet takim me kompetentët nga ky institucion, ndërsa me rrugë elektronike do të informohen klientët edhe për tema të ndryshme, risi dhe ndryshime.

Kontakt qendra funksionon prej muajit maj të vitit 2014 dhe deri më tani ka marrë 48.510 thirrje prej të cilëve për 24.420 thirrje menjëherë u është dhënë informata e nevojshme që kanë kërkuar qytetarët që janë paraqitur.

Për on-line rregullimin e gabimeve teknike, qytetarët duhet vetëm me rrugë elektronike përmes e-mail adresës [email protected] ose në linjën telefonike 0800-80-800 të paraqesin gabime teknike të cilat do të shqyrtohen.

Shërbimi i dytë mundëson në linjën telefonike falas 0800-80-800 të përcaktohet takim me persona kompetentë nga Kadastra, ndërsa përmes risisë së tretë të quajtur “Fushata” përdoruesit e shërbimeve në Kadastër do të informohen për të gjitha risitë, ndryshimet, serviset e reja, skadimin ose vazhdimin e afateve të disa ekipeve të lëndëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button