DAP detyrimisht do të paguajë taksa radiodifuzive

Qytetarët në kohë sa më të shkurtë t’i paguajnë borxhet e mbetura për taksën radiodifuzive (TRD). Në të kundërtën, Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), siç kumtoi sot, do të fillojë me pagesë të detyruar.

“Me qëllim që obligacionet të mos ekspozohen në llogaritë e bllokuara dhe shpenzimet shtesë, rekomandojmë që në kohë të kontrollojnë nëse kanë borxhe të mbetura dhe vullnetarisht t’i paguajnë”, thekson DAP.

Për pagesë të shpejtë, pa pritje në sportele dhe me shpenzime më të vogla, DAP rekomandon të shfrytëzohen kartelat pagesore Viza, Maestro dhe Masterkard, gjegjësisht shërbimi elektronik “e-Taksa radiodifuzive”.

Regjistrimi për e­-TRD është falas, e shpejtë dhe e thejshtë, vetëm është e nevojshme qasje deri te interneti dhe e­postë, thekson Drejtoria. Pagesa, kontroll në evidencë për TRD dhe kontroll në vendimet pagesore dhe jopagesore mund të kryhet edhe me aplikimin për M-­Servise tatimore përmes “smart” telefonat nga cilido vend dhe në cilëndo kohë. Për këtë është e nevojshme që qytetari të jetë shfrytëzues i regjistruar në servisin elektronik e-­TRD.

“Në lidhje me kontrollin nëse keni borxhe për TRD, DAP-­i dorëzon njoftim (paralajmërim) deri te taksapagues çdo muaj, për vlerën e borxhit të mbetur në Vendimin për TRD ose me dëshmi për pagesën e kryer të drejtohen në zyrat tatimore me qëllim të sigurohen se nuk do të zbatohet pagesa e borxheve”, qëndron në kumtesën e Drejtorisë për të Ardhura Publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button