Tetovë, Komuna do të shpenzojë 11 mijë euro për muzikë, fishekzjarre të Vitit të Ri
Edhe përkundër uljes së pagave dhe mungesës së mjeteve, Komuna e Tetovës do ta shënojë Vitin e ri me një manifestim solemn. Në propozim programin e shënimit të festave të Vitit të Ri janë parashikuar mjete në vlerë prej 676.500 denarë.
Por nuk dihet se sa mjete janë shpenzuar për zbukurimin e qytetit të Tetovës.
Në sheshin e Tetovës, me 31 dhjetor është parashikuar të arrijë Babagjyshi i Vitit të Ri, thuhet në propozim programin për shënimin e festave të fund vitit.
Babagjyshi fëmijëve do tu shpërndajë pako me dhurata. Planifikohet të bëhet furnizim i përgjithshëm i 600 pakove me dhurata për fëmijë.
Mjetet të nevojshme thuhet në propozim programin e vitit të ri janë 153.750 denarë, për 600 pakot dhuratë, që po ta shndërrosh në euro i bie një pako të kushtojë 4.2 euro.
Të njëjtën ditë në kohëzgjatje nga ora 20 deri pas mesnate do të ketë koncert, skenë me dimensione 8×6, dhe prapavijë dinamike. Do të marrin pjesë:
High Control
XXL band
Artan Bakija dhe orkestri
Machiato Band
Sipas programit, është planifikuar edhe fishekzjarr i madh. Gjithësejtë mjete të nevojshme për realizimin e këtij aktiviteti janë paraparë 676.500 denarë apo 11 mijë euro.
Në anën tjetër qeveria e Maqedonisë, në seancën e fundit ka rekomanduar që me para të buxhetit shtetëror apo qoftë edhe mjetet komunale të mos organizohen solemnitete me rastin e festave të fund vitit. /Portalb