Nga sulmi terrorist në Stamboll dëmtohet edhe xhamia e famshme

Në sulmin terrorist të mëngjesit të sotëm në qendër të Stambollit janë shkaktuar dëme të mëdha në xhaminë e famshme Shehzade, vepra e parë madhore e ndërtimtarit më të madh Osman, Mimar Sinanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi terrorist, i cili vrau 11 persona dhe 26 të tjerë u plagosën ka ndodhur rreth 100 metra nga xhamia Shehzade e cila daton në shekulli i 16-të.

Për shkak të shpërthimit shumë të fortë, xhamisë i janë thyer xhamat, janë dëmtuar dritaret dhe pjesërisht janë dëmtuar muret në pjesën e brendshme dhe të jashtme të xhamisë.

Ekipet e shërbimit të pastrimit të Stambollit kanë përfunduar me pastrimin e pjesës së brendshme të xhamisë, kurse tani është duke u punuar për riparimin e mureve. Xhamia është e hapur për lutje.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme edhe në xhaminë Damat Ibrahim Pasha, por edhe në ndërtesat e tjera të afërta, hotele dhe dyqane.

Xhamia Shehzade është ndërtuar në kohën e Sulejmanit të Madhërishëm, në nder të djalit të tij Mehmetit, i cili ndërroi jetë në moshën 21 vjeçare.

Ndërtimi i xhamisë filloi në vitin 1543 ndërsa përfundoi në vitin 1548. Kjo ishte vepra e parë e madhe e arkitektit të famshëm osman Sinan, dhe konsiderohet si kryevepra e parë e arkitekturës klasike osmane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button