Kërkesa e Zaevit, ja përgjigjja e VMRO-së dhe BDI-së

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në formë ultimatumi shpalosi planin dypikësh për daljen nga kriza dhe se ai duhet të plotësohet deri më 18 qershor.

Nga VMRO-DPMNE reaguan duke thënë se LSDM-ja nuk dëshiron zgjedhje dhe është në agoni.

“Zgjedhjet për VMRO – DPMNE janë të pranueshme në çdo kohë. Por, nuk do të lejojmë që shteti dhe qytetarët përsëri të jenë pengje të ankandit të ri me datat, siç ishte rasti me 24 prill dhe 5 qershor. Për VMRO – DPMNE-në është e pranueshme që LSDM-ja të jetë pjesë e qeverisë në drejtim të organizimit të zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike”, tha Nikolla Popovski, nga VMRO – DPMNE.

VMRO – DPMNE-ja theksoi se në periudhën që vjen do të vazhdojnë të punojnë në pastrimin e listës zgjedhore dhe për rritjen e besueshmërisë në listën zgjedhore.

Për BDI-në, me anë të ultimatumeve nuk mund të kërkohet dalje nga kriza politike. Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi tha se zgjidhja mund të kërkohet vetëm me anë të bisedimeve.

“BDI mendon se ultimatumi si metodë e zgjidhjes së krizave, në veçanti të krizave politike, nuk është metodë e duhur. Ne preferojmë që për dalje nga këto kriza, në vend të ultimatumit ajo të zëvendësohet me dialog të përhershëm, me komunikim të përhershëm të palëve të cilët janë të involvuara në një krizë, ose problem që duhet të zgjidhet, dhe nuk ka vend për ultimatum”, tha Talat Xhaferri, nga BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button