Gjykata Penale nuk ka pranuar ende listën e Ivanovit

Gjykata penale akoma nuk e ka marrë vendimin e presidentit Ivanov për tërheqjen e faljes për 34 personat e tjerë. Gjykata do të presë njoftimin zyrtar dhe deri atëherë nuk do të ndërmarr asnjë aktivitet. Nga gjykata thonë se të gjitha përgjigjet për vazhdimin e hetimeve të nisura, të cilat i ndërpreu falja, duhet të kërkohen në Prokurorinë e themelore dhe atë speciale, transmeton Alsat-M.

Tanimë i dënuari në rastin “Puç” me tre vite burg, punonjësi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Zvonko Kostovski tani për tani mbetet në liri. Edhe për atë gjykata do të presë njoftim zyrtar.

“Në lidhje me personin Z.K të cilit në pajtim me vendimin e presidentit të iu ndërpre procedura për mbajtjen e dënimit me burg, pas marrjes së vendimit të presidentit për tërheqje të faljes për personin e njëjtë, nëse një vendim i tillë është miratuar, i njëjti do të dorëzohet tek gjykatësi për zbatimin e sanksioneve ndaj veprimit kompetent”, njoftuan nga Gjykata themelore Shkupi 1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button