Erdogan viziton të plagosurit nga sulmi terrorist në Stamboll

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan vizitoi disa të plagosur nga sulmi terrorist i cili ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen Vezneciler të Stambollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoganin në spital e pritën prefekti i Stambollit Vasip Shahin, kryemjeku Doc. Dr. Savas Ozturk, kryeprokurori i Stambollit Hadi Salihoglu, kryetari i Komunës së Fatih Mustafa Demir dhe zyrtarë të tjerë.

Erdogan në deklaratën e tij për gazetarët pas vizitës u shpreh: “Aktualisht kryeprokuroria i vazhdon punimet e saj në rajon. Vazhdojnë të gjithë procedurat gjyqësore në lidhje me 4 civilë, 7 policë dëshmorë”.

Ai theksoi se do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit deri në fund. “Dua të them një gjë shumë qartë. Dëshmorë bien njerëzit dhe kjo që bëhet është kundër njerëzve. Çka është detyra e ushtarit, policisë dhe rojeve të sigurisë së fshatrave? Të ofrojnë sigurimin e shpirtit dhe mallrave në këtë vend. Të ofroj sigurinë e të gjithë popullit. Janë duke u marrë këto hapa, janë duke u bërë këto akte të terrorizmit kundër njerëzve të cilët janë të detyruar për ofrimin e sigurisë. Kjo nuk ka ndonjë anë për të falur. Luftën tonë kundër terroristëve do ta vazhdojmë deri në fund me këmbëngulje”, tha presidenti turk.

“Sigurisht që kemi dëshmorë. Me të vërtetë në këtë moment jemi të pikëlluar, por çdo gjë ka një çmim. Lufta e cila filloi me njeriun e parë do të vazhdojë deri në kijamet. Domethënë kjo nuk ka një gjendje tash përfundoi, ose do të përfundojë. E vërteta është që të minimizohet kjo. Në lidhje me këtë forcat e armatosura, forcat e policisë si edhe rojet e sigurisë së fshatrave me të vërtetë janë duke dhënë një luftë serioze. Dhe do të vazhdojnë të japin”, tha Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button