Maqedoni, për këto formate të qeverisë mund të diskutojnë partitë politike

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një konferencë për shtyp sot tha se duhet të formohet qeveri e cila do t’i krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të jenë fer, kredibile dhe demokratike, shkruan Portalb.

Përderisa LSDM-ja, kërkon që të plotësohen kushtet për të dalë në zgjedhje, VMRO – DPMNE-ja pohon se kushtet janë të krijuara dhe se opozita po frikohet të del në zgjedhje sepse sipas tyre e di që do të humbë.

Sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë i dërguari special i Gjermanisë, Johanes Hajndëll. Ai pritet të ketë takime me liderët e katër partive, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos me qëllim të negocimit për rifillimin e bisedimeve mes partive, në të cilën nuk përjashtohet mundësia e diskutimit për një qeveri të re e cila do t’i organizojë zgjedhjet në vend.

Në praktikë ekzistojnë disa modele të qeverive të cilat kanë menaxhuar me krizat, por ende nuk është e ditur se për çfarë modeli është duke u biseduar apo do të bisedohet në Maqedoni, transmeton Portalb.

Në praktikë disa nga modelet e qeverive kalimtare mund të jenë:

  • Qeveri teknike: Kjo fjalë më shpesh përdoret për qeveri kalimtare ose të përkohshme. Sipas politikologëve, këto qeveri janë ata që nuk kanë fituar mandat në zgjedhje, por kanë janë emëruar në pajtueshmëri me forcat politike në vend. Është e mundur që kjo qeveri të formohet edhe me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Në përbërjen e saj ka ekspertë të cilët nuk janë të lidhur me partinë dhe të cilët do ta kishin vetëm një qëllim – t’i organizojnë zgjedhjet e ardhshme.
  • Qeveri teknokratike: Kjo është formë e Qeverisë, në të cilën janë të përfshirë, inxhinierët, shkencëtarët, profesionalistët shëndetësor dhe tjerë ekspertë tjerë teknik, të cilët do të duhej të sillnin vendime në fushat përkatëse. Teknokratët dallojnë nga “ekonokratët” dhe nga “burokratët”, sipas mënyrës së mendimit dhe të qasjes për zgjidhjen e problemeve. Dhe, kjo qeveri zgjatë derisa nuk mbahen zgjedhje të reja. Qeveria e Nikolla Kllusevit nga viti 1991 – 1992, ishte e quajtur si “Qeveri eksperte”.
  • Qeveri koalicioni: Kjo Qeveri është e shumicës parlamentare ose qeveri për të cilin votojnë të gjitha partitë politike. Arsyeja e zakonshme për këtë marrëveshje është se asnjëra nga partitë nuk mund të arrijë shumicë në parlament. Kjo qeveri mund të formohet edhe gjatë krizave, kur kërkohet përgjegjësi të përbashkët nga të gjithë aktorët politik. Qeveria koalicione, gjithashtu, mund të krijohet dhe gjatë kohës së vështirësive kombëtare, për shembull, gjatë luftës ose krizës ekonomike. Me atë Qeveria ka shkallë të lartë të përgjegjësisë dhe do të ndikojë në zvogëlimin e diskutimeve të brendshme politike. Këto qeveri janë të njohura edhe nën emrin e bashkimit nacional, koalicion i madh. Te ne e tillë ishte, për shembull “Qeveria e koalicionit të gjerë për shpëtimin e Maqedonisë” e formuar në maj të vitit 2001, në të cilën hyri edhe LSDM, e cila në vjeshtën e po të njëjtit vit u tërhoq.
  • Qeveri e koncentruar: Termi mund të shihet mjaft i paqartë dhe jo i zakonshëm, për atë se këto qeveri formohen në kushte të veçanta. Ato formohen në kushte të, fatkeqësive, gjendjeve të luftës ose të jashtëzakonshme. Në këtë qeveri duhet të marrin pjesë të gjitha partitë parlamentare të cilat do të provonin ta zgjidhnin krizën. Kjo qeveri do të kishte detyrën e vetme që vendin ta përgatisë për zgjedhje demokratike, njofton Portalb.
  • Qeveri e përkohshme: Ose Qeveri – rojtare. Mund të formohet kur qeveria në sistemin parlamentar është e mposhtur me iniciativa për mosbesim ose në rast kur Qeveria jep dorëheqje. Kjo qeveri vazhdon të punojë në periudhën pas shpërbërjes së Parlamentit, i përgatitë zgjedhjet e reja dhe funksionon deri në formimin e Qeverisë së re.
  • Qeveri kalimtare: Kjo qeveri formohet përkohësisht që ta përgatisë rrugën për Qeverinë e përhershme. Për shembull, kur u rrëzuar Sadam Huseini në Irak, amerikanët formuan Qeveri kalimtare në vend për t’i mbikëqyrjen e krijimit të Kushtetutës së re dhe të krijimit të kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve. Qeveritë e këtilla janë të njohura edhe në botë edhe pse më rrallë, por këto qeveri bëhen edhe në Evropë. Shembull i fundit i qeverive teknokratike ose kalimtare janë formuar në Itali dhe Greqi, për ta kapërcyer krizën ekonomike.

Përndryshe, Ivanov dje e tërhoqi në tërësi vendimin për abolim apo falje, ndërkaq sot LSDM doli me plan të ri. Sipas LSDM-së, për të vazhduar bisedimet, pushteti duhet t’i plotësojë dy kushte: Gjykata Kushtetuese të deklarohet në lidhje me kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale dhe të gjithë qytetarët e arrestuar të lirohen dhe ndaj të njëjtëve të mos kryhen trysni, transmeton Portalb.

Nga ana tjetër, përveç përshëndetjes së vendimit të presidentit Ivanov për tërheqjen e faljes, nga VMRO-DPMNE-ja, ende nuk kanë dalë me qëndrim konkret.

Faktori ndërkombëtarë e ka përshëndetur shfuqizimin e vendimit për falje, ndërkaq njëkohësisht ka kërkuar nga partitë politike në vend që të ulen në tryezën e bisedimeve edhe të organizohen zgjedhjet fer, kredibile dhe demokratike të cilat do të pranohen nga faktori ndërkombëtarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button