Shkup, prezantohet vlerësimi i kanosjeve nga krimi serioz dhe i organizuar

Në qendrën për trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) u prezantua raporti me titull “Vlerësimi i kanosjeve nga krimi serioz dhe i organizuar” në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Beograd dhe Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Një ndër analizat në raport është edhe emigracioni ilegal për të cilin thuhet se Maqedonia është një transit rrugë atraktive për lëvizjen e emigrantëve të paligjshëm, si pasojë e së cilët shfaqet edhe kontrabandimi i emigrantëve.

“Kontrabandimi i emigrantëve mbetet atraktive në nivel të lartë. Grupet kriminale lokale janë të përfshirë në lehtësimin e emigrimit ilegal. Grupet kriminale të Maqedonisë bashkëpunojnë me grupet kriminale të vendeve fqinje”, thuhet në raportin e vlerësimit në lidhje me emigracionin ilegal.

Siç thuhet në vlerësim, gjatë periudhës 2013-2015 është regjistruar rritje e vazhdueshme e krimeve të emigrimit ilega dhe kontrabandimit të emigrantëve, mirëpo pas ndryshimit të ligjit për azil në qershor të vitit 2015, ky fenomen filloi të zvogëlohet.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Gorançe Savovski bëri të ditur se pjesa më e madhe e vlerësimit është bazuar në ekspertizën dhe njohuritë ekzistuese, ndërsa është projektuar për t’u mundësuar vendim marrësve të ndërmarrin masat e duhura për t’u ballafaquar me kërcënime të tilla.

“Të gjithë ne bashkërisht duhet t’i përdorim resurset që janë në dispozicion dhe t’i përdorim të gjitha mundësitë ligjore kundër kanosjes nga krimi serioz dhe i organizuar. Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe ai ndërkombëtar është çelësi kryesor i kësaj lufte”, u shpreh Savovski.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Mitko Çavkov tha se pjesëmarrja në këtë projekt mundëson përforcimin e kapaciteteve të analizës strategjike si mjet i rëndësishëm për identifikimin e sfidave serioze dhe krimit të organizuar.

“Njëkohësisht me shkëmbimin e përvojës, njohurive dhe ideve krijohet edhe besimi i ndërsjellë mes vendeve pjesëmarrëse në këtë projekt, ndërsa një nga arritjet e dukshme dhe reale të projektit është zhvillimi i normës kombëtare ndaj kanosjes nga krimi serioz dhe i organizuar”, u shpreh Çavkov.

Vlerësimi kombëtar i kanosjeve nga krimi serioz dhe i organizuar është përgatitur me kërkesë të udhëheqësisë së Byrosë për Sigurim Publik. Raporti është bërë duke përdorur qashe metodologjike, me theks të veçantë në grupet e krimit të organizuar dhe në fushat e krimeve të rënda dhe të organizuara.

Në këtë raport përveç migracionit ilegal, është analizuar edhe fusha të ndryshme të krimit që përbëjnë kërcënim serioz për vendin dhe mjedisin, trafikimi ilegal i drogës, krimi kibernetik, krimi i dhunshëm në pronë, si dhe kontrabandimi i mallrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button