KE: Liderët politik të kthehen në tryezë dhe të mbahen zgjedhje urgjente dhe kredibile

­Komisioni Evropian sot e përshëndeti vendimin e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që ta tërheqë faljen për të gjithë personat e involvuar në skandalin me përgjimin që krijoi krizë politike e cila do të zgjasë më shumë se një vit e gjysmë në vend.

Siç njofton korrespondenti i MIA-­s nga Brukseli, pas përshëndetjes së mbrëmshme të vendimit të Ivanovit nga ana e eurokomisarit për negociata për zgjerim Johanes Han përmes rrjetit social “Tuiter”, sot zëdhënësja e Eurokomisionit, Maja Kocijançiq, porositi se “tani mbetet që liderët politikë të kthehen në tryezë për implementim të marrëveshjes së Përzhinës dhe të mbahen zgjedhje urgjente dhe kredibile”.

“Do të filloj me reagimin ndaj vendimit të presidentit Ivanov, e patë edhe reagimin e komisarit në të cilin ai qartë e përshëndeti vendimin që përfundimisht të tërhiqen të gjithë faljet, për shkak se është e dukshme se ky është hap që lejon që drejtësia të kthehet në rrjedhën normale dhe Prokurori special të vazhdojë me punë. Por, dukshëm se shumë kohë është humbur dhe tani është më urgjente se çdoherë që liderët politikë të kthehen në tryezë për implementim të marrëveshjes së Përzhinës në parim inkluziv. Posaçërisht për zgjedhje urgjente dhe kredibile që duhet të zbatohen për prioritetet reformuese urgjente dhe që vendi të lëvizë në drejtim të vërtetë, ndërsa kjo është jashtë qeverisjes së të drejtës dhe jashtë rrugës euroatlantike”, theksoi Kocijançiq.

Në pyetjen se nëse është e mundur që pikërisht komisari Han të mbërrijë në Shkup ose t’i ftojë Nikolla Gruevskin, Zoran Zaevin, Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin në Bruksel në negociata të fundit për dhënie fund të krizës politike në Maqedoni, zëdhënësja e Qeverisë joformale e Bashkimit Evropian me përgjigje:

“Është e qartë se është ndërmarrë një hap, por ende kemi edhe shumë hapa që duhet të ndodhin, ndërsa marrëveshja e Përzhinës është esenca dhe BE-­ja është e gatshme për mëtej t’i ndërmetësojë përpjekjet. Por, para së gjithash, përgjegjësia kyçe është tek liderët politikë të vendit”, shtoi Kocijançiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button