A duhet të ndryshojë mbiemrin femra kur martohet?

Vërtet nuk ekziston asnjë arsye përse ndonjë mashkull nuk do të mund ta merrte mbiemrin e bashkëshortes së saj të ardhshme, pos faktit që shoqëria mbase nuk do ta pranonte.

Numri i femrave të cilat pikërisht e kanë mbajtur mbiemrin e vajzërisë pasi që janë martuar po zvogëlohet: sipas disa hulumtimeve, vlerësohet që nga 8 deri në 18 për qind e femrave ndërrojnë mbiemrin, në krahasim me rreth 23 për qind gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar.

Pas lidhjes së martesës dhe lindjes së fëmijëve, çiftet mbase dëshirojnë që të bashkohen nën emrin e përbashkët. Edhe kjo është krejtësisht në rregull! Mirëpo, tani, më shumë se kurrë më parë, ekziston mundësia që të ridefinohet se ç’do të thotë “mbiemri familjar”. Ndërrimi nuk është e thënë të ketë lidhje vetëm me ndryshmin e identitetit të femrës; mund të jetë çdo gjë që çifti e dëshiron, shkruan Amy Plitt, redaktore në revistën “Time Out New York”.

Të shikojmë çiftin më të njohur dhe më impersionues në botë në këtë moment, Beyonce dhe Jay Z. Si edhe më parë, edhe sivjet portali i modës në internet “The Cut” ka theksuar që të dytë ligjërisht i kanë ndryshuar mbiemrat në Carter-Knowles, duke krijuar kështu bashkësinë familjare e cila që të dytë njësoj i përfaqëson.

Nëse Beyonce dhe Jaz Z kanë mundur të pranojnë rrugën më përparimtare dhe më të drejtë të ndryshimit të mbiemrave, mbase edhe ne të tjerët do të duhet të ndjekim shembullin e tyre. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button