Vazhdon debati për bazën e propozimit për interpelancë të Ivanovit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të vazhdojë me punë Komisioni për vlerësim të bazës së Propozimit për ngritje të procedurës për konfirmim të interpelancëpërgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov për shkak të vendimit të tij për abolicion.

Ky është vazhdimi i tretë i Komisionit, i cili nga votimit nga Parlamenti për shtatë ditë duhet të përgatisë raport për atë se nëse propozimi i opozitës për interpelancë të presidentit të shtetit është i bazuar ose jo. Afati për përgatitje të raportit skadon sot. Kur raporti do të mbërrijë deri te presidenti i Kuvendit, ai duhet të caktojë seancë në të cilën do të debatohet për propozimin.

Propozimin për ngritje të procedurës për konfirmim të përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov e parashtruan deputetët e LSDM-së dhe partnerët e koalicionit, ndërsa ai është mbështetur edhe nga deputetët e BDI-së, në bazë të qëndrimeve të tyre të prononcuara në Komision.

Nga VMRO-DPMNE-ja theksojnë se janë kundër vendimit të Ivanovit për abolicion, por konsiderojnë se ai nuk është kundërligjor e as kundërkushtetues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button