Vlerat e lojtarëve të Kombëtareve, ja luhatjet e Grupit A

Europiani po troket dhe faqja e specializuar e transferimeve, “Transfermakt.de” bën një përditësim të vlerësimit të futbollistëve në merkato në prag të kompeticionit kontinental. Analiza ku vlerësohen luhatjet e vlerës së futbollistëve në bursën e merkatos në momentin që i drejtohen Francë 2016 bëhet grup pas grupi dhe fillon me atë A, ku bën pjesë dhe Shqipëria. Studimi i Transfermarkt evidenton se shumë prej futbollistëve të grumbulluar nga De Biasi vijnë “në rritje” në Europian, pavarësisht se si vlerë nuk mund të krahasohen me yjet e Francës. Kështu evidentohet se nga Shqipëria plot 8 futbollistë kanë rritur vlerën e tyre në sezonin e fundit, ndërsa vetëm 2 kanë pësar rënie, ndërsa pjesa tjetër kanë ruajtur stabilitetin për sa i përket vlerës së kartonit. Bilanc ky që mund të krahasohet vetëm me Francën, ku 9 futbollistë kanë rritur cmimin me performancat e fundit, ndërsa 4 të tjerë kanë pësuar rënie, ndërsa në këtë krahasim është ndjeshëm inferiore Zvicra ku vetëm 4 futbollistë kanë rritur vlerën e tyre, ndërsa 9 kanë pësuar rënie të cmimit të kartonit e po ashtu dhe Rumania me vetëm 3 futbollistë në ngjitje dhe 7 të tjerë në rënie, transmeton SuperSport.al

Për sa i përket Kombëtares Shqiptare lojtari që vlerësohet më shumë dhe njëkohësisht ka shumëfishuar vlerën e tij është Elsied Hysaj. Një ndër pikat më të forta të Kombëtares sic u pa dhe në ndeshjen me Ukrainen, Hysaj sot kushton 12 milionë Euro, një cmim ku është katapultuar po të merret parasysh se kur u transferua te Napoli vlente 3 milionë Euro. Pas Hysajt lojtarët që vlejnë më shumë në treg nga Shqipëria janë Taulant Xhaka dhe Etrit Berisha që vlerësohen në kuotën e 4 milionë Eurove, të ndjekur nga Ergys Kace me 3 milionë Euro. Cmimet e tyre kanë qëndruar stabël, ndërsa pas Hysajt ata që kanë bërë hapa para në vlerësimin e kartonit janë Sokol Cilalleshi që sot vlen 2.8 milionë Euro, Amir Abrashi, Ledian Memushaj, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Ermir Lenjani dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha. Janë këta 8 futbollistët në rritje te Shqipëria, ndërkohë që vlera e kartonit ka rënë në sezonin e fundit për Orges Shehin dhe Odise Roshin. Për sa i përket rivalëve të grupit, Mbreti te Zvicra është padyshim vëllai i Taulantit, Granit Xhaka, me “Topciun” e ardhshëm të Arsenalit që tani vlen 35 milionë Euro. Në radhët e helvetëve rënie të cmimit kanë pësuar Ricardo Rodriguez, Xherdan Shaqiri, Lichtsteiner, Seferovic e Admir Mehmedi, po ashtu sui Fabian Frei e Valon Behrami.

Në radhët e Francës, futbollistët që kanë rritur ndjeshëm cmimin e tyre në treg janë finalisti i Championsit, Antoine Griezman,që sot vlen 70 milionë si dhe kampioni i Anglisë, N’golo Kante që falë mrekullisë me Leicester sot vlen 25 milionë Euro, në fakt futbollistët që vijnë me një ecuri pozitive nga rradhët e gjelave janë të shumtë duke përfshirë këtu, Coman, Anthony Martial,Dmitri Payet, Hugo LLoris ndërsa në rënie përs ai përket vlerës vijnë Patrice Evra dhe Olivier Giroud. Në fund dhe vlerësimi i kundërshtarit me të cilin do të kemi ndeshjen e fundit në Grup, Rumania, ku ai që vjen i fituar është Stanmciu i Steauas së Bukuresghtit, ndërsa një rënie të ndjeshme kanë pësuar Chiriches dhe portieri Pantilimon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button